Home / Lajme / Maqedoni / Vjedhje e rëndë në Tetovë

Vjedhje e rëndë në Tetovë

15 qershor-Pas konfiskimit, pa u vënë re nga askush, ata janë larguar nga shtëpia, duke shkaktuar një dëm të përgjithshëm, i cili sipas paraqitjes janë vlerësuar në 10 mijë euro.

42-vjeçari B.C nga Tetova dje raportoi se në periudhën prej 11 deri më 14 të këtij muaji, persona të panjohur kanë kryer vjedhje në shtëpinë e tij që ndodhet në rrugën “Bane Stefanovski” në Tetovë, njofton SPB-Tetovë.

Ata kanë shfrytëzuar mungesën e familjarëve të shtëpisë të cilat nuk ishin në shtëpi dhe nëpër derën e hapur kanë hyrë brenda, pastaj janë ngjitur në dhomat e gjumit në katin e dytë dhe nga sirtarët kanë arritur të marrin sasi ari me vlerë prej 5000 euro dhe një sasi të hollash prej 500 eurosh. Pas konfiskimit, pa u vënë re nga askush, ata janë larguar nga shtëpia, duke shkaktuar një dëm të përgjithshëm, i cili sipas paraqitjes janë vlerësuar në 10 mijë euro.

Janë marr të gjitha masat nga policia dhe po punohet për pastrimin e vjedhjes për të zbuluar shkelësit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *