Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE, e gatshme për zgjedhje të parakohshme

VMRO-DPMNE, e gatshme për zgjedhje të parakohshme

15 qershor-Sipas Dimovksit, vendi është në një situatë kur një parti vazhdimisht i humb zgjedhjet dhe më pas nënvlerëson shtetin dhe shkakton krizë politike, duke shpresuar, siç ka thënë ai, se pa zgjedhje dhe pa përkrahjen e qytetarëve, të fitojnë pozicione për interesat

Përfaqësues të VMRO-DPMNE kanë deklaruar se kjo parti është e gatshme për çdo datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, deri në muajin prill 2016.

Ky qëndrim është miratuar në mbledhjen e Komitetit Qendror të kësaj partie, të mbajtur të dielën mbrëma në Ohër.

“Ne jemi të gatshëm për zgjedhje në çdo kohë deri në prill, ashtu siç jemi marrë vesh dhe kemi nënshkruar marrëveshjen e 2 qershorit. VMRO-DPMNE si parti gjithmonë ka për bazë aktivitetet e saj dhe përkrahjen e popullit”, ka deklaruar koordinatori i kësaj partie, Ilija Dimovski.

Sipas Dimovksit, vendi është në një situatë kur një parti vazhdimisht i humb zgjedhjet dhe më pas nënvlerëson shtetin dhe shkakton krizë politike, duke shpresuar, siç ka thënë ai, se pa zgjedhje dhe pa përkrahjen e qytetarëve, të fitojnë pozicione për interesat e tyre.

Dimovski ka pohuar se opozita po dëmton imazhin e shtetit në arenën ndërkombëtare dhe në planin ekonomik.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *