Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-Popullore: Maqedonia një Njësi zgjedhore

VMRO-Popullore: Maqedonia një Njësi zgjedhore

23 qershor-Në atë drejtim, ne riafirmojmë qëndrimet tona të deritanishme që Maqedonia të jetë një Njësi zgjedhore…”, kanë thënë në VMRO-Popullore, parti që drejtohet nga Lupço Georgievski.

Partitë e vogla kërkojnë që Maqedonia të bëhet një njësi zgjedhore. 5 deputetë kanë dorëzuar në Kuvend propozim ndryshime të kodit zgjedhor të cilat pritet sot ose nesër të shqyrtohet. Liljana Popovska, një nga propozueset e ndryshimeve, thotë se me 1 njësi zgjedhore dhe me 1 listë të pastër votuesish, do të fitonte demokracia, si dhe do të sigurohej një përfaqësim i të gjitha shtresave sociale dhe grupeve më të vogla etnike në Kuvend, pa pasur nevojë që të jenë të varura gjithmonë nga koalicionet e mëdha. Popovska është skeptike se shumica mund ta mbështesë këtë nismë, por ajo është e bindur se kjo temë do të hapet në bisedimet për Kodin zgjedhor që do të zhvillohen mes partive të mëdha.

“Në këtë mënyrë, vullneti i çdo qytetari që voton për një parti, do të rezultojë me një konkret dhe nuk do të ketë vota të humbura. Nga ana tjetër çdo grup qytetarësh që do të përcaktohet për programin e një partie, do të jetë i përfaqësuar në Kuvend. Pra edhe në këtë mënyrë do të ketë më shumë demokraci në Kuvend, gjithkush do të jetë i përfaqësuar. Kjo më së shumti do t’iu shkojë për shtat partive të qendrës dhe bashkësive më të vogla etnike, sepse do të munden që në mënyrë të pavarur të fitojnë legjitimitetin nga qytetarët dhe më pas ti përfaqësojnë në Kuvend. Askush nuk do të ketë nevojë të ngjitet në një koalicion më të madh”, deklaroi Liljana Popovska, deputete.

VMRO-Popullore është shprehur e kënaqur që në marrëveshjen e 2 qershorit, të nënshkruar me ndërmjetësim të BE-së e SHBA-së ka edhe propozime të tyre konstruktive dhe janë të bindur se kjo do të sigurojë zgjedhje fer dhe demokratike.

“Për realizimin e këtij projekti, i domosdoshëm është përfshirja e partive më të vogla me respektimin e mendimeve dhe propozimeve të tyre, krahas praktikës së deritanishme ku ekskluzivitet kishin vetëm dy partitë më të mëdha.

Në atë drejtim, ne riafirmojmë qëndrimet tona të deritanishme që Maqedonia të jetë një Njësi zgjedhore…”, kanë thënë në VMRO-Popullore, parti që drejtohet nga Lupço Georgievski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *