Home / Lajme / Maqedoni / Vrasja e efektivit të RENEA-s,, Rama: Sot ditë zi

Vrasja e efektivit të RENEA-s,, Rama: Sot ditë zi

24 qershor-nënvizoj se duhet të ndjehen vërtet keq ata që për faqen e tyre të zezë edhe në këtë moment që policia është në fushën e betejës me një grup vrasësish flasin me dy kuptime dhe I kërkojnë llogari policisë, jo dhe aq në mënyrë direkte, paçin faqen e zezë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama e quajti një ditë zie këtë të sotmen ku një efektiv i RENEA-s u vra në Lazarat ndërsa 2 të tjerë u plagosën.

Menjëherë pas vizitës së dy efektivëve të plagosur në spitalin e Traumës kryeministri Edi Rama deklaroi: “Ditë zie për të gjithë policinë e shtetit punonjësit dhe familjen e policisë së Shtetit por besoj se çdo shqiptar dhe çdo familje që vlerëson ndershmërinë kurajon, shërbimin e policisë së shtetit dhe këtyre djemve sot ka zi. Duke I shprehur ngushëllimet më vëllazërore familjes së atij që nuk arriti dot ti mbijetonte kësaj barbarie dhe duke shprehur dhe sigurinë e mjekëve që dy të tjerët janë plotësisht jashtë rrezikut për jetën dua të nënvizoj se duhet të ndjehen vërtet keq ata që për faqen e tyre të zezë edhe në këtë moment që policia është në fushën e betejës me një grup vrasësish flasin me dy kuptime dhe I kërkojnë llogari policisë, jo dhe aq në mënyrë direkte, paçin faqen e zezë”, tha Rama.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *