Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: 26 qershori, dita e fundit kur ne presim zgjidhje të krizës

Zaev: 26 qershori, dita e fundit kur ne presim zgjidhje të krizës

Shkup, 16 Qershor – Deri më 26 qershor nga Këshilli i Evropës presim edhe hapa konkrete për të ndihmuar krizën politike në vend. Pas kësaj date ne do të vazhdojmë me protesta demokratike pa përdorur dhunë, pasi Brukseli la të hapur derën për zgjidhjen e krizës në Maqedoni”, ka deklaruar Zaev.

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev ka deklaruar se kriza politike në Maqedoni pritet të zgjidhet deri më 26 qershor të këtij viti.
Sipas tij, bashkësia ndërkombëtare është fuqimisht e angazhuar që të ndihmojë për të kapërcyer ngërçin politik, pas publikimit të aferës së përgjimeve ku Gruevski akuzohet për keqpërdorime të mëdha financiare.

Ai tha se Brukseli i ka lënë hapur dyert për Maqedoninë gjatë takimit të fundit të katër liderëve politik nga Shkupi. Lideri i opozitës është kategorik se negociatat nuk duhet të bëhen përmes ultimatumeve por përmes fakteve.

“Erdhëm në një fazë kur mund të bëjmë hapa të rëndësishme për Maqedoninë. Në negociata nuk kyçesh me ultimatum por shpalosen faktet dhe bisedimet kanë rëndësi vetëm atëherë kur arrihet qëllimi. Deri më 26 qershor nga Këshilli i Evropës presim edhe hapa konkrete për të ndihmuar krizën politike në vend. Pas kësaj date ne do të vazhdojmë me protesta demokratike pa përdorur dhunë, pasi Brukseli la të hapur derën për zgjidhjen e krizës në Maqedoni”, ka deklaruar Zaev.

Ai foli edhe për qeverinë kalimtare dhe reformave të cilat duhet të bëhen para mbajtjes të zgjedhjeve parlamentare. Sipas tij, njëherë e përgjithmonë duhet të pastrohet Lista zgjedhore, të rregullohen njësitë zgjedhore poashtu edhe të qartësohet puna e deputetëve të diasporës.

“Presim që negociatat të vazhdojnë në Bruksel për zgjidhjen e krizës politike ku sipas një marrëveshjeje duhet të pastrohet lista zgjedhore, të ndryshohet ligji i Kodit zgjedhor me të vetmin qëllim që të kthehet besimi tek institucionet demokratike. Është e palogjikshme që Gruevski të menaxhon me institucionet.

Ndërkohë Zaev ka dhënë vlerësim edhe për protestën e fundit të organizuar nga Lëvizja BESA në Shkup. Sipas tij, LSDM-ja parimisht mbështet protestat e qeta dhe demokratike duke theksuar se protesta e Lëvizjes BESA ishte demokratike por me vërejtje se në mesin e protestuesve nuk kishte asnjë flamur të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *