Home / Lajme / Maqedoni / Zaev megjithatë do të shkojë në Bruksel?

Zaev megjithatë do të shkojë në Bruksel?

06 Qershor – LSDM-ja ka dalë me qëndrim se më 10 qershor në Bruksel hapet mundësia të shkojë edhe Zaev pasi që komisari e ka siguruar atë se do të vendoset për qeverinë e cila do ti përgatit zgjedhjet e ardhshme.

Pasi janë dëgjuar, dhe sipas LSDM-së, sqaruar në telefon komisari për zgjërim Johanes Han dhe Zoran Zaev, LSDM-ja ka dalë me qëndrim se më 10 qershor në Bruksel hapet mundësia të shkojë edhe Zaev pasi që komisari e ka siguruar atë se do të vendoset për qeverinë e cila do ti përgatit zgjedhjet e ardhshme.
“Në bisedë, komisari Han qartë dhe në mënyrë koncize i vërtetoi pohimet e OSBE/ODIHR për ndarjen joadekuate të shtetit nga partia, të dhënat për frikësim të votuesve, animin medial në dobi të partive në pushtet si dhe shqetësimin e KE-së për saktësinë e Listës Zgjedhore. Në mënyrë plotësuese ai e theksoi nevojën për hetim në lidhje me përmbajtjen e bisedave të përgjuara duke i përfshirë edhe ata që kanë të bëjnë me mashtrimet zgjedhore.Me rëndësi të veçantë është që Komisioni Evropian pohoi se me 10 qershor në Bruksel do të merret vendim për Qeverinë e cila do t’i përgatit zgjedhjet. Qëndrimet e tilla të eurokomesarit Han dhe Komisionit Evropian hapin mundësinë për mbajtjen e një takimi të paraparë për 10 qershor në Bruksel”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

LSDM gjithashtu njoftoi se Komisari Han të hënën do të deklarohet edhe një herë për konstatimet e sotme që i dha edhe Komisioni Evropian.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *