Home / Lajme / Maqedoni / Zaev po heshtë për ‘Monstra’, familjarët e të dënuarve në pritje

Zaev po heshtë për ‘Monstra’, familjarët e të dënuarve në pritje

26 qershor-Zaev në deklaratën e fundit gjatë javës së kaluar premtoi sërish se do të publikohet gjithçka për rastin “Monstra”.”Shumë shpejtë do t’i publikojmë bombat lidhur me rastin ‘Monstra’. Atë që e kemi premtuar para qytetareve, do ta publikojmë dhe s’ka nevojë për shqetësim”, u shpreh Zaev.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë tërë javës nuk publikoi asnjë të ashtuquajtur ‘bombë’ të përgjimeve.

Agjencia e lajmeve INA mëson se Zaev është dakorduar me diplomatët e BE-së dhe SHBA-ve që të mos publikojë materialet e tjera të përgjimeve dhe se me këtë ai po respekton marrëveshjen e 2 qershorit, për ndërprerjen e tyre, për t`i hapur rrugë respektimit të marrëveshjes dhe dialogut politik.

Por Zaev gjatë kësaj jave nuk është deklaruar se a do të publikojë materialet e radhës të përgjimeve, të paralajmëruara për rastin e njohur “Monstra” dhe raste tjera.
29 qershori është dita e fundit kur pritet finalizimi i marrëveshjes së 2 qershorit, e cila nënvizon qartë se ndërpritet publikimi i materialeve të përgjimeve nga ana e LSDM-së.

Zaev në deklaratën e fundit gjatë javës së kaluar premtoi sërish se do të publikohet gjithçka për rastin “Monstra”.

“Shumë shpejtë do t’i publikojmë bombat lidhur me rastin ‘Monstra’. Atë që e kemi premtuar para qytetareve, do ta publikojmë dhe s’ka nevojë për shqetësim”, u shpreh Zaev.

Tashmë kanë ngelur edhe shtatë ditë deri në këtë datë, por LSDM nuk ka paralajmëruar ndonjë konferencë gjatë kësaj jave për publikimin e materialeve të tjera përfshirë edhe rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, për të cilën vepër me burg të përjetshëm u dënuan shtatë shqiptarë nga Shkupi. Rasti i dënimit u cilësua i montuar dhe janë organizuar dhjetëra protesta dhe reagime nga ana e familjarëve dhe lëvizjeve politike dhe joqeveritare.

Familjarët e të dënuarëve kanë apeluar përmes INA që Zaev këtë javë të publikojë materialet që disponon lidhur me rastin e tillë.

“Kërkojmë nga Zoran Zaev që menjëherë t’i publikojë materialet që disponon, në mënyrë që mos të sfidojë ndjenjat e familjarëve dhe të gjithë shqiptarëve. Ne, si këshill dhe familjarë, patjetër do të reagojmë, në mënyrë të vendosur e pa kompromis, për lirimin e të burgosurve pas pranimit publik të pafajësisë së të burgosurve”, ka deklaruar për mediat Bedri Ajdari, përfaqësuesi i Këshillit të familjarëve për lirimin e të dënuarve të pafajshëm për rastin “Monstra”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *