Home / Lajme / Maqedoni / Zaev sot publikon përgjime ‘bomba’ për BDI-në

Zaev sot publikon përgjime ‘bomba’ për BDI-në

16 qershor-Sipas portalit Plusinfo.mk, përgjimet që do të zbardhen nesër nuk kanë të bëjnë me rastin “Monstra” apo mbylljen e televizionit A1, por do të bëhet fjalë për biznese dhe mënyrën e bashkëqeverisjes së dy partive të koalicionit kryesisht BDI.

LSDM sot do të vazhdojë me publikimin e të ashtuquajturave ‘bomba’ kundër pushtetit lidhur me biseda të përgjuara që zbardhin skandale të qeverisjes aktuale VMRO-DPMNE dhe BDI.

Sipas portalit Plusinfo.mk, përgjimet që do të zbardhen nesër nuk kanë të bëjnë me rastin “Monstra” apo mbylljen e televizionit A1, por do të bëhet fjalë për biznese dhe mënyrën e bashkëqeverisjes së dy partive të koalicionit kryesisht BDI.

LSDM do të vazhdojë me publikimin e bombave, edhe pse me marrëveshjen e 2 qershorit, palët politike ishin dakorduar për ndërprerjen e publikimit të tyre, duke i hapur rrugën zgjidhjes së krizës politike.

Lideri i LSDM-së, duke sqaruar rreth disa detajeve nga takimi në Bruksel, ka deklaruar se kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti është kërcënuar se do të dalë nga qeveria nëse nuk arrihet marrëveshje mes liderëve politik.

“Ja u kthyem nga Brukseli ndërsa BDI ende nuk e ka ndërmend që të dalë nga qeveria, prandaj do t’i kushtoj pak më shumë vëmendje që t’i detyrojë që të dalin nga qeveria”, ka deklaruar zaev.

Zaev e konsideron këtë lojë dhe një përgatitje nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së me cka do të detyrohet Gruevski që të shkojë në zgjedhje të parakohshme

“Nuk do të mund të ketë kurrfarë zgjedhjesh, kush e di sa të deklarojnë ata. Le të sigurohen kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike. Deri sa është Gruevski kryeministër dhe nuk pastrohet i gjithë sistemi nga nënshtrimi partiak, nuk ka gjasa për zgjedhje”, tha Zaev.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *