Home / Lajme / Maqedoni / Zaev sot vazhdon me publikimin e ‘bombave’

Zaev sot vazhdon me publikimin e ‘bombave’

8 qershor-Publikimi i tyre do të vijojë, edhe pse në marrëveshjen e 2 qershorit të arritur me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për zgjerim, Johannes Hahn një ndër pikat e saj është mospublikimi i materialeve të tjera të përgjimeve.

Partia më e madhe opozitare LSDM për sot ka paralajmëruar publikimin e materialev të tjera të përgjimeve të ashtuquajtura ‘bomba’.

Publikimi i tyre do të vijojë, edhe pse në marrëveshjen e 2 qershorit të arritur me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për zgjerim, Johannes Hahn një ndër pikat e saj është mospublikimi i materialeve të tjera të përgjimeve.

“Do të kemi kujdes nga ndjeshmëria e audio materialeve. Nuk do të mund të jemi të akuzuar se ne e kemi prishur procesin e negociatave, dhe këtë gjë nuk e duam. Duhet që të nxjerrim në shesh të vërtetën e keqpërdorimeve që i ka kryer pushteti. Do të dëgjojmë edhe biseda përmes të cilave do të bëhet e qartë manipulimi në organizata të ndryshme jo qeveritare, shoqata të qytetarëve, se si janë vendosur njerëzit e parë të Federatës së futbollit të Maqedonisë, rektorët e universiteteve, në fakultete e të ngjashme. Të gjitha materialet janë të përgatitura dhe do t`i thërrasim njerëzit nga sektori jo qeveritar ku do t`i shpërndajmë bisedat e përgjuara”, tha Zaev.

Sipas asaj që tha, bomba më e ndjeshme, si për rastin Monstra nuk do të publikohet gjatë procesit të negociatave dhe as para protestës së Lëvizjës Besa.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *