Home / Lajme / Maqedoni / Zaev të publikojë materialet për ‘Monstra’ para 29 qershorit

Zaev të publikojë materialet për ‘Monstra’ para 29 qershorit

23 qershor-29 qershori është dita e fundit kur pritet finalizimi i marrëveshjes së 2 qershorit, e cila nënvizon qartë se ndërpritet publikimi i materialeve të përgjimeve nga ana e LSDM-së.

Kanë mbetur edhe 7 ditë kohë, që lideri i LSDM-së të publikojë materialet e përgjimeve për “Monstra”.

Kanë mbetur edhe një javë afat për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev që të publikojë materialet e përgjimeve për rastin “Monstra”.

29 qershori është dita e fundit kur pritet finalizimi i marrëveshjes së 2 qershorit, e cila nënvizon qartë se ndërpritet publikimi i materialeve të përgjimeve nga ana e LSDM-së.

Zaev në deklaratën e fundit gjatë javës së kaluar premtoi sërish se do të publikohet gjithçka për rastin “Monstra”.

“Shumë shpejtë do t’i publikojmë bombat lidhur me rastin ‘Monstra’. Atë që e kemi premtuar para qytetareve, do ta publikojmë dhe s’ka nevojë për shqetësim”, u shpreh Zaev për emisionin “360 shkallë” të televizionit Alsat-M.

Tashmë kanë ngelur edhe shtatë ditë deri në këtë datë, por LSDM nuk ka paralajmëruar ndonjë konferencë gjatë kësaj jave për publikimin e materialeve të tjera përfshirë edhe rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, për të cilën vepër me burg të përjetshëm u dënuan shtatë shqiptarë nga Shkupi. Rasti i dënimit u cilësua i montuar dhe janë organizuar dhjetëra protesta dhe reagime nga ana e familjarëve dhe lëvizjeve politike dhe joqeveritare.

Familjarët e të dënuarëve kanë apeluar përmes INA që Zaev këtë javë të publikojë materialet që disponon lidhur me rastin e tillë.

“Kërkojmë nga Zoran Zaev që menjëherë t’i publikojë materialet që disponon, në mënyrë që mos të sfidojë ndjenjat e familjarëve dhe të gjithë shqiptarëve. Ne, si këshill dhe familjarë, patjetër do të reagojmë, në mënyrë të vendosur e pa kompromis, për lirimin e të burgosurve pas pranimit publik të pafajësisë së të burgosurve”, ka deklaruar për mediat Bedri Ajdari, përfaqësuesi i Këshillit të familjarëve për lirimin e të dënuarve të pafajshëm për rastin “Monstra”.

Kronologjia e rastit “Monstra”

21 prill 2012, ora 18:40: Cvetanco Acevski, Kire Trickovski, Alexander Nakjevski, Filip Slavkovski dhe Borce Stevkovski janë vrarë pranë liqenit Smilkovsko, me rreth 21 të shtëna automatiku dhe pistolete.

1 maj 2012: Policia arreston më shumë se 20 të dyshuar në operacionin e koduar “Monstra”. Shtatë persona akuzohen për vrasjet në liqenin Smilkovsko: Fejzi Aziri, Alil Demiri, Sami Luta, Rami Sejdi, Afrim Ismailovicq dhe Agim Ismailoviq.

7 maj 2012: Haki Haziri bëhet një dëshmitar i mbrojtur dhe më pas me kërkesën e tij, jep dorëheqjen nga ky status, pasi edhe ai u akuzua për vrasjet.

Shtator 2012: Prokurorët propozojnë një dëshmitar të ri të mbrojtur me emrin e koduar ‘E1’.

Dhjetor 2012: Fillon gjyqi. Demiri dhe Ismailoviq janë në arrati në Kosovë. Autoritetet e Kosovës nuk i kanë ekstraduar ata në Maqedoni.

30 qershor 2014: Alil Demir, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta dënohen me burgim të përjetshëm për terrorizëm. Për mungesë provash, një i pandehur tjetër lirohet.

Korrik 2014: Protesta në Shkup; policë dhe protestues lëndohen në përplasjet teksa oficerët përpiqen të shpërndajnë protestuesit. Njëzet persona arrestohen

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *