Home / Lajme / Maqedoni / Zeka nuk thotë se kush janë personat e pajisur me tituj shkencor dhe diploma false !?

Zeka nuk thotë se kush janë personat e pajisur me tituj shkencor dhe diploma false !?

1 qershor-Por deri tani gazetari Milaim Zeka nuk ka folur se kush janë personat e ndryshëm, personalitetet publike dhe politikanët në Kosovë e Maqedoni që kanë siguruar titujt shkencor dhe që sot mbajnë poste publike apo janë edhe ligjërues nëpër universitete e institucione të tjera arsimore.

Në Maqedoni universitete të caktuara kanë shpërndarë diploma dhe tituj shkencor false dhe të kontrabanduara për shumë persona të rekomanduar nga pushteti.

Kjo u alarmua ditë më parë edhe nga gazetari Milaim Zeka, i cili në mënyrë direkte ka theksuar se ish drejtori i policisë sekrete maqedonase, Sasho Mijallkov, u ka siguruar diploma false dhe doktoratura disa shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni.

Zeka ka shkruar se bëhet fjalë për emra të njohur, të cilët më pas i ka shantazhuar.

Por deri tani gazetari Milaim Zeka nuk ka folur se kush janë personat e ndryshëm, personalitetet publike dhe politikanët në Kosovë e Maqedoni që kanë siguruar titujt shkencor dhe që sot mbajnë poste publike apo janë edhe ligjërues nëpër universitete e institucione të tjera arsimore.

Sipas agjencisë së lajmeve INA, dyshimet paraprake janë për disa universitete private dhe universitete publike, që në forma të ndryshme kanë pajisur këta individë me diploma që nuk kanë vlerë shkencore, por shërbejnë vetëm si dokumente që u mundësojnë individëve të ndryshëm të avancohen apo përfshihen në poste shtetërore dhe arsimore. Për opinionin janë të njohur se si deputetë, ministra dhe funksionarë të tjerë shtetëror janë pajisur me tituj shkencor viteve të fundit, dhe gjithë kjo është mundësuar nga universitete të caktuara që do të zbardhen së shpejti dhe që kanë shpërndarë diploma false, gjithë kjo duke u parë me sy të mbyllur nga institucionet shtetërore.

Lidhur me këtë ja se çfarë kishte shkruar Milaim Zeka në profilin e tij në ‘facebook’:

“Shefi i Sherbimit sekret të Maqedonisë, Sasha Mihallkov, i cili është djalë tezeje me kryeministrin Gruevski, jo vetëm që ishte lidhur në biznese të forta me pjesën e shqiptarëve, por ai kishte arritur deri atje sa të siguronte edhe diploma fallco deri të doktoraturës për emra të njohur të Kosovës dhe Maqedonisë, pra për shqiptarë, të cilët më pas i shantazhonte dhe i shfrytëzonte sipas nevojave të tija”, ka shkruar Zeka. Ky informacion nuk është i konfirmuar zyrtarish

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *