Home / Sport / Zyrtare – Granit Xhaka vendosi se ku do të luaj sezonin e ardhshëm

Zyrtare – Granit Xhaka vendosi se ku do të luaj sezonin e ardhshëm

1 Qershor – Për mesfushori Kosovar Granit Xhaka u interesuan shum klube të medha europiane por ai vendosi se ku do të luaj për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori kosovar Granit Xhaka do të qëndrojë te Borussia Moenchengladbachu edhe për sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka bërë të ditur zëvendëspresidenti i Gladbachut, Rainer Bonhof, përcjell “Kicker Online”.

Në mediume është raportuar se Bayern Muencheni dhe Atletico Madridi po interesohen për Xhakën. Mirëpo, Bonhof insiston se Xhaka nuk do të shitet.

“Granit Xhaka nuk largohet. Janë thjesht spekulime nga Spanja”, ka thënë Bonhof.

Xhaka ka firmosur me Gladbachun kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2019 në shkurt të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *