Home / Lajme / Maqedoni / 13 aksidente karrotreci ka larguar 71 automjete dje në Shkup

13 aksidente karrotreci ka larguar 71 automjete dje në Shkup

3 korrikSot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup në kuadër të projektit “Kultura e komunikacionit për fëmijët në institucionet parashkollore” do të mbajë punëtori edukative në kopshtin e fëmijëve “8 Marsi”, objekti “Përzhino” i cili gjendet në rajonin e komunës së Kisela Vodës.

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e Policisë së trafikut është kryer ekspertizë e gjithsej 13 aksidenteve në komunikacion.

Prej tyre gjashtë janë me pasojë të dëmit material dhe gjashtë me pasojë e lëndimeve të lehta trupore në të cilat lehtë janë lënduar dy shoferë të automjetit motorik, tre bashkudhëtarë, një çiklist dhe dy shofer të motoçikletës.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasojë të lëndimeve të rënda trupore, në të cilin rëndë është lënduar një bashkudhëtar, ndërsa dy drejtues automjeti kanë marrë lëndime më të lehta trupore.

Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar dhe sanksionuar 15 shoferë që nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes me automjet. Shtatëmbëdhjetë shoferë nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit, 13 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për ta ose kanë kaluar në të kuqe për këmbësorët, si dhe gjashtë shoferë të motoçikletave të vogla të cilët nuk e kanë mbajtur helmetën e sigurimit gjatë drejtimit të automjetit.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” dje nga ana e policisë së trafikut janë larguar 71 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Sot Sektori për parandalim pranë Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup në kuadër të projektit “Kultura e komunikacionit për fëmijët në institucionet parashkollore” do të mbajë punëtori edukative në kopshtin e fëmijëve “8 Marsi”, objekti “Përzhino” i cili gjendet në rajonin e komunës së Kisela Vodës.

Për sonte nuk ka ngjarje të paralajmëruar të jashtëzakonshme me çka pritet komunikacioni të zhvillohet rrjedhshëm dhe sipas rregullativës ekzistuese të komunikacionit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *