Home / Lajme / Maqedoni / 14 vite nga rënia e dëshmorëve, Tahir Sinani, Naser Ademi, Hisë Fazliu, Hyrë Emini, Brahim Ademi

14 vite nga rënia e dëshmorëve, Tahir Sinani, Naser Ademi, Hisë Fazliu, Hyrë Emini, Brahim Ademi

29 Korrik – Sot janë mbushur 14 vite nga vdekja Gjeneralit, Tahir Sinanit, Komandant i Brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, bashkëluftëtarëve të tij, Naser Ademi, Hisë Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi.

Ishte 29 Korriku i vitit 2001 që solli lajmin e zi nga bjeshkët e Korabit shqiptar. Pikërisht, sot janë mbushur 14 vite nga vdekja Gjeneralit, Tahir Sinanit, Komandant i Brigadës 116 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, bashkëluftëtarëve të tij, Naser Ademi, Hisë Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi. Më 29 Korrik të vitit 2001, Brigada 116 me urdhër të Komandantit, Tahir Sinai bënte përgatitjet e fundit para fillimit të sulmit kundër forcave okupatore sllavo-maqedonase”, transmeton Radio Vala.

Po më 29 Korrik, atë ditë kur do ti jepej armikut goditja vendimtare e shkatërruese në Tanushë të Gostivarit, ranë pesë Dëshmorët e Brigadës 116, Gjeneral Tahir Sinani, Naser Ademi, Isa Fazliu, Hyrë Emini dhe Brahim Ademi. 29 Korriku i vitit 2001, në faqet e Historisë sonë më të re shënon një ndër ngjarjet më të rëndësishme pasi më 29 korrik bëhet ribashkimi i tokave shqiptare nëpërmjet gjakut të Dëshmorëve në Bjeshkët e Korabit.

Për të nderuar jetën dhe veprën e tyre, sot në Gostivar do të mbahet dita përkujtimore e dëshmorëve të UÇK-së të brigadës 116 “Tahir Sinani”. njofton Radio Vala.

Me fillim prej ora 12:00 në varrezat e fshatit Banjicë do të bëhen homazhe në varrin e dëshmorit të UÇK-së, Isë Fazliu. Delegacioni nga Komuna e Gostivarit dhe Komuna e Vrapçishtit, në ora 13:00 do të vijojnë me homazhe te varri i dëshmorit Naser Ademi në fshatin Negotinë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *