Home / Lajme / Maqedoni / 23 vjeçarja nga Tetova bie nga kati i katërt i hotelit në Gostivar,

23 vjeçarja nga Tetova bie nga kati i katërt i hotelit në Gostivar,

1 korrik-Në stacionin policor në Gostivar këtë mëngjes rreth orës 08:00 është raportuar se në hotelin “Elite” në qendër të qytetit ka pasur një aksident, pas së cilës ekipet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

23 vjeçarja nga Tetova sot është lënduar rëndë duke rënë nga kati i katërt i hotelit në Gostivar. Aktualisht ajo po lufton për jetën dhe është transferuar urgjentisht për në klinikat e Shkupit.

Në stacionin policor në Gostivar këtë mëngjes rreth orës 08:00 është raportuar se në hotelin “Elite” në qendër të qytetit ka pasur një aksident, pas së cilës ekipet e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht është duke u bërë inspektimi në vendin e ngjarjes nga ana e prokurorit dhe ekipit të SPB-Tetovë.

Fillimisht dhe jo zyrtarisht 23 vjeçarja nga Tetova, i cila dje ishte raportuar si e humbur. Motivet dhe arsyet që kanë çuar në aksidentin ende nuk dihen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *