Home / Lajme / Maqedoni / 52 vjet nga tërmeti i Shkupit

52 vjet nga tërmeti i Shkupit

26 korrik-Pastaj do të vijojë aksioni tradicional i dhurimit të gjakut, aksion ky i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit që do të zhvillohet prej orës 9 deri në orën 17 në Qendrën ditore për dhurimin e gjakut të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe SHOH “Dare Xhambaz”. Në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të mbahen më shumë manifestime.

Shkupi sot me aktivitete të shumta shënon 52-vjetorin e tërmetit katastrofal të 26 korrikut të vitit 1963 në të cilin jetën e humbën 1.070 persona ndërsa u lënduan 3.000 të tjerë.
Shënimi do të fillojë me vendosjen e luleve në varrezat e qytetit në Butel, para përmendores së viktimave të tërmetit. Pastaj do të vijojë aksioni tradicional i dhurimit të gjakut, aksion ky i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit që do të zhvillohet prej orës 9 deri në orën 17 në Qendrën ditore për dhurimin e gjakut të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit dhe SHOH “Dare Xhambaz”. Në Muzeun e Qytetit të Shkupit do të mbahen më shumë manifestime.
Tërmeti në Shkup ndodhi më 26 korrik të vitit 1963 në orën pesë e 17 minuta, ndërsa dridhje më të vogla kishte deri në orën pesë e 43 minuta.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *