Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Bajrami na sjell më afër njëri tjetrit

Ahmeti: Bajrami na sjell më afër njëri tjetrit

16 korrik-“Uroj që këtë festë të madhe të gjithë ne ta presim në paqë dhe gëzim familjar sepse Bajrami është edhe një mundësi për tu bashkuar drejt reflektimit mbi vlerat e rëndësishme të familjes, bëmirësisë dhe të kombit”, thuhet në urim.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti besimtarëve musliman ua uron festën e Fit♪7r Bajramit.

Të nderuar besimtar,

Në përfundim të muajit të agjërimit dhe të përkushtimit të devotshëm të të gjithë neve, të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, të prirë nga unë si Kryetar, kemi nderin të urojmë të gjithë besimtarët e fesë Islame për festën e madhe të Bajramit.

Uroj që këtë festë të madhe të gjithë ne ta presim në paqë dhe gëzim familjar sepse Bajrami është edhe një mundësi për tu bashkuar drejt reflektimit mbi vlerat e rëndësishme të familjes, bëmirësisë dhe të kombit.

Përveq Zotit dhe familjeve tona, festat fetare na sjellin më afër edhe me ato që kanë nevojë për ndihmë dhe shtrirje të dorës së solidaritetit dhe respektit ndërnjerëzor.

Zoti ju bekoftë dhe uroj begati e mbarësi për juve dhe për familjet e juaja”, thuhet ne telegram urimin e Ahmetit.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *