Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti – Engel: Kriza të zgjidhet, vendi të kthehet në rrugën EuroAtlantike

Ahmeti – Engel: Kriza të zgjidhet, vendi të kthehet në rrugën EuroAtlantike

3 korrik-Kryetari Ahmeti foli për rëndësinë e zgjidhjes së krizës në mënyrë që të rikthehemi në agjendën prioritare të vendit, atë të integrimit në NATO dhe në BE dhe për këtë kërkoi ndihmën e drejtpërdrejt dhe urgjente të autoriteteve amerikane që Maqedonia të bëhet anëtare e NATOsë dhe të fillon bisedimet për anëtarësim në BE.

Sot në Kuvendin e Maqedonisë, Kryetari i BDIsë, z. Ali Ahmeti, është takuar me Kongresmenin Amerikan, z. Eliot Enge, Ambasadorin e SHBA në Maqedoni, z. Xhes Bejli dhe përfaqësues prominent të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA.

Kryetari Ahmeti falëminderoi mikun e madh të shqiptarëve z. Eliot Engel për kontributin e madh për çështjen shqiptare në Ballkan dhe theksoi që mirënjohja shqiptare për rolin amerikan do të trashëgohet ndër breza.

Z. Engel quajti z. Ahmeti mik të vjetër dhe bashkëpunëtor në aktivitetet e përbashkëta në rajon si dhe theksoi që 27 vjet pa rreshtur ka punuar për çështjen shqiptare në Ballkan.

Kryetari Ahmeti foli për krizën politike aktuale në vend dhe tha që liderët duhet ta tejkalojnë vetën dhe të mendojnë për shtetin. Reformat që nevojiten për ta bërë shtetin më të fuqishëm dhe institucionet më me integritet dhe më të besueshme tashmë janë pranuar nga të gjitha palët dhe duhet të zbatohet me konsensus shoqëror.

Pjesë e agjendës së dakorduar midis liderëve gjithashtu janë edhe marrëdhëniet ndëretnike, marrëveshja e Ohrit, marrëdhëniet me fqinjtë dhe integrimi EuroAtlantik

Ndërsa kjo situtatë që ka mbetur akoma pa zgjidhur në lidhje me ndarjen e pushtetit midis dy partive politike maqedonase duhet të tejkalohet nga dy liderët maqedonas sa më shpejtë në interes të vendit dhe të qytetarëve.

Kryetari Ahmeti foli për rëndësinë e zgjidhjes së krizës në mënyrë që të rikthehemi në agjendën prioritare të vendit, atë të integrimit në NATO dhe në BE dhe për këtë kërkoi ndihmën e drejtpërdrejt dhe urgjente të autoriteteve amerikane që Maqedonia të bëhet anëtare e NATOsë dhe të fillon bisedimet për anëtarësim në BE.

Procesi i sukseshëm integrues relakson marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe mundëson paqë, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme bashkë me zhvillim ekonomik.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *