Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takon Bejlin:Liderët maqedonas ta tejkalojnë vetën

Ahmeti takon Bejlin:Liderët maqedonas ta tejkalojnë vetën

10 korrik-Kryetari Ahmeti theksoi që, për Bashkimin Demokratik për Integrim, zgjidhja e ndërmjetësuar nga komuniteti ndërkombëtar mund të arrihet vetëm në tavolinën negociuese midis partive më të mëdha politike në vend nëpërmjet të arritjes së kompromisit në bazë të marrëveshjes së 2 qershorit.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka qëndruar dje pasdite në Ambasadën e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ku ka realizuar takim me Ambasadorin Amerikan z. Xhes Bejli.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Amerikan Bejli diskutuan për krizën politike në Maqedoni dhe për zhvillimet në dialogun midis partive politike që lehtësohet nga SHBA dhe BE.

Kryetari Ahmeti theksoi që, për Bashkimin Demokratik për Integrim, zgjidhja e ndërmjetësuar nga komuniteti ndërkombëtar mund të arrihet vetëm në tavolinën negociuese midis partive më të mëdha politike në vend nëpërmjet të arritjes së kompromisit në bazë të marrëveshjes së 2 qershorit.

Kryetari Ahmeti njohtoi që BDI do të vijoj mbështetjen e miratimit dhe zbatimit të reformave sistemore që rrjedhin nga marrëeshja e 2 qershorit dhe përfshijnë raportin e z. Rajnhard Pribe, rekomandimet urgjente të Komisionit Evropian, rekomandimet nga Dialogu i lartë paraqasës me BEnë si dhe nga komisioni hetues parlamentar për ngjarjet e 24 dhjetorit.

Situata e rëndë në vend duhet të na shqetëson të gjithëve dhe në veçanti dy liderët maqedonas duhet që ta tejkalojnë vetën sa më parë dhe të veprojnë me guxim drejt arritjes së kompromisit duke patur në rradhë të parë interesat e vendit dhe të qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *