Home / Lajme / Maqedoni / AI: Të kompensohen viktimat e luftës së vitit 2001

AI: Të kompensohen viktimat e luftës së vitit 2001

2 korrik-Ndryshe, gjitha informacionet e familjarëve po dhe e ish-kryetarit të Komisionit për të zhdukurit, Lars Wahlund kanë qenë se Ruzhdi Veliu dhe të rrëmbyerit tjerë shqiptarë janë arrestuar nga pjesëtarët e përbërjes rezerve të MPB-së.

rganizata për të drejtat e njeriut “Amnesty International” e fton Maqedoninë që të ndajë drejtësi dhe ti kompensoj viktimat e luftës së vitit 2001, duke u bazuar në të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut.

Sipas raportit të fundit të kësaj organizate, këtu duhet të përfshihen edhe viktimat e krimeve të luftës si dhe familjarët e të zhdukurve, të cilët nuk kanë qasje në drejtësi.

Gjithashtu kërkohet që Maqedonia në pajtim me të drejtën ndërkombëtare të paguaj reparacione (dëmshpërblime lufte) për krimet të cilat kanë ndodhur gjatë konfliktit të vitit 2001, njofton agjencia e lajmeve INA.

Megjithëse një numër i madh shqiptarësh kanë humbur jetën gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001, ndërsa fati i shumë të tjerëve nuk dihet edhe sot e kësaj dite, 14 vjet pas konfliktit, subjektet politike shqiptare në Maqedoni nuk e kanë parë të arsyeshme të marrin një nismë që ka për qëllim zbardhjen e fakteve të kësaj lufte dhe trajtimin institucional të viktimav dhe të zhdukurve.

Në vitin 2004 në vendin e quajtur “Shpella” u gjetën trupat e Ibrahim Veliut e Zeqirja Veliut nga Shkupi dhe e Islam Veliut nga Struga dhe shtetasit bullgar Radosllav Balev. Të rrëmbyer nga viti 2001 ende figurojnë Hajredin Halimi nga Shkupi, Ruzhdi Veliu nga Kërçova, Sulltan Mehmetit nga Struga dhe Xhelil Osmani nga ana e Gostivarit.

Ndryshe, gjitha informacionet e familjarëve po dhe e ish-kryetarit të Komisionit për të zhdukurit, Lars Wahlund kanë qenë se Ruzhdi Veliu dhe të rrëmbyerit tjerë shqiptarë janë arrestuar nga pjesëtarët e përbërjes rezerve të MPB-së.

Të zhdukur në këtë konflikt ka pasur edhe qytetar maqedonas. Në Neproshten të Tetovë është ngritur parku i përkujtimit për katër maqedonasit që u zhdukën nga ky fshat në vitin 2001.

Në pllakën e mermerit janë të shkruara emrat e katër maqedonasve që siç thuhet pas 14 viteve akoma nuk dihet fati i tyre, por edhe të tetë banorëve të tjerë nga rajoni i Tetovës. Në konfliktin e vitit 2001 konsiderohen 12 maqedonas të zhdukur.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *