Home / Lajme / Maqedoni / Anketë: Shumica besojnë se Qeveria organizoi grupin e Kumanovës

Anketë: Shumica besojnë se Qeveria organizoi grupin e Kumanovës

13 korrik-Po ashtu shumica e qytetarëve (36 për qind) mendojnë se aksioni policor në Kumanovë kishte për qëllim defokusim të vëmendjes së opinionit nga kriza politike, kurse 34 për qind mendojnë se aksioni ishte i domosdoshëm.

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë, që janë përfshirë në anketën e fundit të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), vlerësojnë se qeveria e Maqedonisë ka paguar grupin e Kumanovës për destabilizim të vendit. Sipas kësaj ankete, 34 për qind e qytetarëve mendojnë se grupi i armatosur është paguar nga Qeveria, kurse 30 për qind janë përgjigjur se nuk e dinë kush ka mund të paguaj këtë grup, transmeton Lajmpress.

Rreth 8 për qind mendojnë se grupi i armatosur është paguar nga VMRO-DPMNE-ja, 4 për qind nga LSDM-ja, kurse 2 për qind nga BDI-ja. Rreth 6 për qind mendojnë se ky grup është paguar nga shërbimet e huaja sekrete, 3 për qind dyshojnë te SHBA-të dhe vendet perëndimore, kurse 3 për qind dyshojnë te Kosova dhe Shqipëria.

Po ashtu shumica e qytetarëve (36 për qind) mendojnë se aksioni policor në Kumanovë kishte për qëllim defokusim të vëmendjes së opinionit nga kriza politike, kurse 34 për qind mendojnë se aksioni ishte i domosdoshëm.

Lidhur me incizimet e publikuara në opinion, 34 për qind e qytetarëve mendojnë se ato janë përgjuar nga shërbime të huaja sekrete, kurse 33 për qind mendojnë se ato janë përgjuar nga DSK. Mirëpo 65 për qind e qytetarëve vlerësojnë se incizimet janë autentike, kurse vetëm 15 për qind nuk besojnë se ato janë autentike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *