Home / Lajme / Maqedoni / Ari nuk blihet si më parë

Ari nuk blihet si më parë

Artaritë nuk e kanë shkëlqimin e dikurshëm. Ndryshimi i kushteve të jetesës, modernizimi, shkollimi masiv, ka ndikuar që qytetarët të vetëdijesohen dhe mos harxhojnë shumë para në blerje të arrit

Artarët shprehen se viteve të fundit gjithnjë e më shumë shkon duke rënë përdorimi i arrit në dasma. Në këtë drejtim kanë ndikuar shumë faktorë. Mensur Arifi, artar i vjetër i në Tetovë, thekson se ndryshimi i kushteve të jetesës, modernizimi, shkollimi masiv, ka bërë që qytetarët të vetëdijesohen dhe mos harxhojnë shumë mjete në blerje të arit. “Gati se dhjetë ditë është shtuar dukshëm puna në përgjithësi në artaritë në Tetovë. Ardhja e mërgimtarëve në vendlindje dihet se është shpëtim për punën tonë. Ngjarjet në Kumanovë ndikuan që të kishim shumë pak punë, për të mos thënë aspak. Tash qe një javë janë kthyer mërgimtarët dhe ka më shumë lëvizje dhe qarkullim. Falënderojmë ata se përndryshe do të duhet që t’i mbyllim lokalet”, thotë Mensur Arifi nga artaria “Antika” në Tetovë. Ai me këtë profesion merret që 35 vite në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës, ndërsa thekson se çmimi i arrit nuk varret nga artarët por varet nga bursa në nivel botëror. “Çmimi i shitjes së arit nuk varet nga ne artaritë. Nëse ka lëvizje në bursën në nivel botëror atëherë edhe këtu ka lëvizje, sepse ne jemi dora e fundit që e shesim. Këtë vit është pak më lirë në krahasim me vitin e kaluar”, shprehet Arifi. Në ndërkohë dasmorët më shumë janë të interesuar për gjerdan, lira dhe byzylyk. “Varet nga shija dhe mundësia ekonomike. Ka më shumë që blejnë gjerdan, unaza dhe vath për vesh. Lira këtë vit shitet rreth 230 euro, pra lira e mirë shitet me këtë çmim në Tetovë. Kohëve të fundit është dobësuar interesimi për lira, kurse në kaluarën ata shiteshin shumë në vendin tonë sepse ishin në modë, por tash shikojnë sa më lirë të kalojnë me arin sepse gjatë dasmës ka shumë harxhime tjera”, thekson Mensur Arifi, artarë nga Tetova. Në Tetovë funksionojnë dhjetëra artari të cilët kryesisht më shumë kanë punë gjatë periudhës së verës kur edhe organizohen ceremonitë martesore. Rajoni i Tetovës dekada me radhë ishte i njohur për blerje të arrit gjatë verës. Madje kryefamiljarët harxhonin me mijëra euro vetëm për blerje të arrit, ndërsa kur bëhet fjalë për dasëm, tetovarët nuk janë mangët edhe me blerje të veshjeve si fustane të shtrenjtë. Duke pasur parasysh veshjen, arin, rezervimin e restoranit, muzikën, një tetovarë kur vendos të martohet duhet të paktën t’i ketë rreth 20 mijë euro që të kalon sa më li

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *