Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet 10 valltare në Tetovë

Arrestohet 10 valltare në Tetovë

14 korrik-Personat janë arrestuar dhe mbajtur në SPB-Tetovë për pastirm të rastit me ç’rast kundër shtatë personave, shtetas të huaj janë dorëzuar kërkesa për sjellje të procedurës kundërvajtëse se qëndrojnë në kundërshtim të qëllimit të Ligjit për të huaj. Nga ana e Gjykatës Themelore Tetovë personave u është caktuar gjobë në të holla dhe masë ndalesë për hyrje në RM në kohëzgjatje prej një vit

Policia në një kontroll policor të realizuar këtë fundjavë në barin e natës “Enerxhi klub” i locuar në rrugën rajonale Tetovë-f.Saraçinë ka zbuluar 10 shtetase të huaja të cilat ilegalisht punonin në objekt.

Prej tyre nëntë janë nga Republika e Serbisë: J.S.(27), M.M.(23), K.S.(28), J.T.(21), M.A.(23), S.M.(30), S.M.(27), T.T.(25), A.S.(23); S.G.(20) është nga Republika e Shqipërisë dhe tre shtetase të Republikës së Maqedonisë V.M.(36), N.K.(32) dhe G.M.(37).

Në objekt është gjetur edhe pronari i objektit hotelierik A.M.(33) dhe H.I.(34), nga Presheva.

Personat janë arrestuar dhe mbajtur në SPB-Tetovë për pastirm të rastit me ç’rast kundër shtatë personave, shtetas të huaj janë dorëzuar kërkesa për sjellje të procedurës kundërvajtëse se qëndrojnë në kundërshtim të qëllimit të Ligjit për të huaj. Nga ana e Gjykatës Themelore Tetovë personave u është caktuar gjobë në të holla dhe masë ndalesë për hyrje në RM në kohëzgjatje prej një viti.

Kundër A.M., pronarit të objektit hotelierike pas dokumentimit të tërësishëm do të dorëzohet kallëzim adekuat penal, ndërsa kundër I.H. do të dorëzohet kallëzim penal për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer “ndihmim për kalim ilegal të kufirit shtetëror” të dy shtetaseve të huaja

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *