Home / Lajme / Rajon / Arrestohet pronari i hotelit Shkëmbi i Kavajës, tentoi të vrasë klientin

Arrestohet pronari i hotelit Shkëmbi i Kavajës, tentoi të vrasë klientin

8 korrik-Por nga ana tjetër edhe i riu mësohet se ka qëlluar në drejtim të lokalit dhe për këtë arsye është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale.

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një nga autorët e përplasjes me armë te “ Shkëmbi i Kavajës”. Blutë kanë bërë ndalimin e 44­vjeçarit, Arben Drazhi, banues në Durrës, raporton Ora News

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së martës në oborrin e hotel “ Majestic”, i cili është në pronësi të të arrestuarit.

Sipas policisë 44­vjeçari ka tentuar të vrasë më armë zjarri shtetasin A.B.21 vjeç, banues në Shënavlash. Nga kqyrja e mjetit BMV me targë AA325MB në pronësi të shtetasit A.B. janë konstatuar disa dëmtime me armë zjarri.

Por nga ana tjetër edhe i riu mësohet se ka qëlluar në drejtim të lokalit dhe për këtë arsye është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale.

”Vrasja me dashje e mbetur në tentativë”dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e earmëve luftarake dhe e municionit”. Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje janë gjetur dhe sekestruar: një gëzhojë kalibër 9 mm, një predhë kalibër 9 mm e deformuar, një pistolete kalibër 9 mm dhe një krëhër me 9 fishekë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *