Home / Lajme / Maqedoni / Bajram Kupa: Djali e morri hakun e Uranit

Bajram Kupa: Djali e morri hakun e Uranit

26 korrik-Ndërkohë edhe zëdhënësi i policisë Stefan Dimoski është shprehur se është thirrur në bisedë informative dhe në rast se ka prova që e involvojnë në incidentin e sotëm i njëjti edhe do të ndalohet.

Pas informacioneve të ndryshme të plasura në portale në lidhje me incidentin e sotëm ku mbeti i vrarë Agëtim Asani për ”Strugalajm” ka reaguar Bajram Kupa nga Veleshta i cili konfirmon se djali i tij A.K është përfshirë në këtë incident. Ai thekson se djali i tij rastësisht është ballafaquar me personin në fjalë i cili në një moment ka vënë dorën në brez gjë që ka provokuar reagimin e shpejtë të djalit të tij.

”Personin në fjalë dhe dy persona të tjerë për ne si familje janë fajtorët kryesor në kidnapimin dhe vrasjen e djalit tonë Uran Kupa. Ne e kemi ditur prej kohësh që ai është personi përgjegjës për rastin e Uranit dhe në këtë rast Avdullai mori hakun e të vëllait” përfundon Bajram Kupa.

Ndërkohë edhe zëdhënësi i policisë Stefan Dimoski është shprehur se është thirrur në bisedë informative dhe në rast se ka prova që e involvojnë në incidentin e sotëm i njëjti edhe do të ndalohet.

Ndryshe Uran Kupa ishte raportuar si i zhdukur nga 6 shkurt, dhe automjeti i tij u gjet disa ditë pas zhdukjes në Dibër, dhe trupi i vdekur i tij u gjet me 18 Mars të këtij viti në fshatin Drasllajcë të Strugë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *