Home / Lajme / Maqedoni / Banorët e “Lagjes së Trimave” më në fund pranuan paratë e kompensimit të dëmeve

Banorët e “Lagjes së Trimave” më në fund pranuan paratë e kompensimit të dëmeve

27 korrik-Derdhja e mjeteve financiare është bërë gjatë fundjavës, kanë njoftuar autoritetet. Edhe banorët kanë deklaruar se komensimi deri tek ato ka arritur, ndërsa disa prej tyre kanë nisur edhe të punojnë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara

Banorët e “Lagjes së Trimave” në Kumanovë kanë marrë partë në formë kompensimi për dëmet e shkaktuara gjatë përleshjeve të armatosura më 9 dhe 10 maj.

Derdhja e mjeteve financiare është bërë gjatë fundjavës, kanë njoftuar autoritetet. Edhe banorët kanë deklaruar se komensimi deri tek ato ka arritur, ndërsa disa prej tyre kanë nisur edhe të punojnë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara.

Nga luftimet e majit në “Lagjen e Trimave” janë shkatërruar 66 shtëpi dhe 121 familje kanë pësuar dëme materiale.

Në konfliktin e Kumanovës humbën jetën tetë policë dhe dhjetë pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë. 30 prej grupit të armatosur u dorëzuan, ndërsa ministria në deklaratën e 9 majit tha se grupi i organizuar kishte qëllim sulme terroriste ndaj institucioneve të Maqedonisë. Zyrtarisht janë ngritur padi ndaj 33 personave. (Lajm/INA)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *