Home / Lajme / Rajon / Basha tregon emrat e kandidatëve të inkriminuar

Basha tregon emrat e kandidatëve të inkriminuar

2 korrik- Ai jo rastësisht u lirua pak para zgjedhjeve por si garanci për të punuar në krah të Edi Ramës në Pukë me të cilët është parë dhe në ambiente publike. Si shpërblim Aben Frroku mori të drejtën për t’u larguar jashtë vendit vetëm pak ditë para se ai të dënohej me burgim të përjetshëm nga gjykata e Apelit”, ka thënë Basha.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli me emra konkretë për kandidatët e inkriminuar të së majtës në këto zgjedhje. Ai përmendi edhe bandat e përfshira në zgjedhje.

“Unë dua të sjell sot para jush vetëm disa prej rasteve flagrante te dhunimit të standardeve të zgjedhjeve, dhe deformimit të vullnetit të zgjedhësve. Ndonëse Partia Demokratike dhe aleatët tanë ndërkombëtarë SHBA, BE, PE u angazhuan fuqimisht në procesin e dekriminalizimit, dyshja Rama Meta në shpërfillje të hapur të angazhimeve të tyre formale kandiduan në zgjedhjet vendore përfaqësues të botës së errët të krimit si Artur Bushi në Krujë, Artur Bardhi në Kurbin, Elvis Rroshi në Kavajë, Ndoni në Këlcyrë, Peçi në Tepelenë, Qaja në Devoll, Kokoneshi në Divjakë, Hasalla në Peqin, individë që ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve, punonjësve të administratës si dhe përdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota”, ka thënë Basha.

Sipas tij, në zgjedhje u përfshinë banda të lidhura me pushtetin, të cilat vepruan me si njësi paramilitare për të kërcënuar, trembur dhe dhunuar kandidatët, aktivistët dhe zgjedhësit para syve të policisë që nuk ndërmori asnjë masë edhe përkundrejt denoncimeve të opozitës duke përmendur bandat si ajo Shullazit dhe Xhabaftëve në Tiranë dhe Vorë, “Hakmarrja për Drejtësi” në Lushnje dhe në Vlorë, bandat e Ben Qimes në Fier, banda e Kazazëve në Kavajë, bandat e Taullaut, Dokles, Lul Berishës, dhe Hoxhes në Durrës, banda e Spahinjve në Bulqizë banda e Suel Celës në Elbasan etj.

“I dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, Arben Frroku u përfshi në një fushatë të ethshme në Pukë. Ai jo rastësisht u lirua pak para zgjedhjeve por si garanci për të punuar në krah të Edi Ramës në Pukë me të cilët është parë dhe në ambiente publike. Si shpërblim Aben Frroku mori të drejtën për t’u larguar jashtë vendit vetëm pak ditë para se ai të dënohej me burgim të përjetshëm nga gjykata e Apelit”, ka thënë Basha.

Por komenti i tij ka revoltuar deputetin socialist, Erion Braçe.

Ai shkruan në FB se “nuk ka kriminel më publik e të mbrojtur me imunitet se Lulzim Basha”.

“Lulzim Basha është një keqbërës ordiner në këtë vend. Të gjithë e tregojnë si dembel, të paaftë, madje shumëkush thotë se ai nuk di të bëjë ndonjë punë. Mashtrues po ashtu. Por është më shumë se kaq: është një keqbërës me pushtet që kudo ku ka shërbyer, ka konsumuar krime”.

“Nuk kisha pikë dyshimi që sot, kur të mbante fjalën e parë para bashkëhumbësve të tij në të njëjtën parti, do thoshte dy gjëra: e para, që zgjedhjet m’i vodhën. E dyta, që u zgjodhën kriminelë. Kjo është alibia e tij për 1 milion thupra bythkave që i dhanë shqiptarët”, shkruan Braçe. /mapo.al/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *