Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Çështja e Universitetit të ri është ende vetëm një ide

BDI: Çështja e Universitetit të ri është ende vetëm një ide

29 korrik-Por jo vetëm kaq, pasi edhe kthimi i Shkupit në një qendër universitare me tre universitete, përfshi dhe UEJL dhe USHT është therë në sy për shumë qarqe, grupe e subjekte të njohura dhe të panjohura për ne. Sidoqoftë, motivet e kësaj fushate sa negative, po aq edhe absurde, janë të njohura për BDI-në dhe opinioni do të njihet me to në periudhën në vijim”, thuhet në reagimin e sotëm të lëshuar nga BDI-ja.

Brenda dy ditëve Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalur me reagime në lidhje me idenë e krijimit të një universiteti të ri në Shkup. Në reagimin e sotëm BDI-ja shpreh habi se pse një ide e mirë negatitivizohet nga mediat.
“Një ide fisnike e kombëtare si hapja e një universiteti të ri në Shkup, është më shumë se absurde të negativizohet mediatikisht në këto përmasa. Aq më tepër kur nisma është ende një ide. Për ne dhe për qytetarët do të ishte e pritshme të iniciohet debat për cilëndo çështje, por të organizohet një fushatë e tërë kundër avancimit të arsimit të lartë dhe ndërtimit të institucioneve arsimore, është thjesht e pakuptueshme. Hapja e shkollave dhe universiteteve, dhe në këtë kuadër edhe ndërtimi i kampit universitar në kazermën Ilinden, është vazhdimësi e politikave të BDI-së dhe kjo është faktuar në të gjitha periudhat e qeverisjes sonë”, thuhet në reagim.
Në tej në reagimin e BDI-së qëndron se kjo ide kundërshtohet sepse Shkupi bëhet qendër arsimore shqiptare.
“Ndaj ky nihilizëm qëllimkeq, më shumë se për vete idenë e hapjes se universitetit, na flet për tendencën për të sulmuar BDI nga qarqe të cilave u pengon që shqiptarët të përfaqësohen nga një parti e fortë, me përcaktime të palëkundura kombëtare dhe ndërkombëtare. Por jo vetëm kaq, pasi edhe kthimi i Shkupit në një qendër universitare me tre universitete, përfshi dhe UEJL dhe USHT është therë në sy për shumë qarqe, grupe e subjekte të njohura dhe të panjohura për ne. Sidoqoftë, motivet e kësaj fushate sa negative, po aq edhe absurde, janë të njohura për BDI-në dhe opinioni do të njihet me to në periudhën në vijim”, thuhet në reagimin e sotëm të lëshuar nga BDI-ja.
Sipas të dhënave të disa mediave shqiptare, BDI-ja për Universitetin e ri përzgjedh edhe kuadro të personelit. Përmenden emra si Azis Pollozhani si rektor i mundshëm i universitetit të ri si dhe kuadri i profesorëve përmenden emrat Rizvan Sulejmani dhe deputetja Ermira Mehmeti. Pollozhani dhe Sulejmani nuk kanë dhënë deklaratë, ndërsa Mehmeti ka hedhur poshtë informacionin. Për këtë Ministri Ademi thotë se ne nuk mund të flasim për vendimet e personelit, kur ende nuk është themeluar një institucion i tillë.
“ Dhe kur bëhet një ligj i ri për Arsimin e Lartë ne përpiqemi për cilësinë dhe mekanizmat ligjore për të siguruar cilësi. Ne do të qëndrojmë në ato pikëpamjet që profesorë të huaj nga universitetet e njohura botërore të punësohen në universitetet tona, dhe pse të mos jenë njëjtët rektor apo dekan”, thotë Ademi.
Projekt për një tjetër universitet shtetëror ka qenë vetëm një ide e BDI-së, sepse për këtë nuk është diskutuar në qeveri dhe nuk ka asnjë vendim të tillë nga ekzekutivi. Për universitetin e ri në gjuhën shqipe të financuar nga shteti Ahmeti zgjodhi pikërisht vendndodhjen në ish-kazermën “Ilinden”.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *