Home / Lajme / Maqedoni / BDI dhe PDSH po bashkëveprojnë

BDI dhe PDSH po bashkëveprojnë

1 korrik-Dy partitë asnjëherë nuk qartësuan se çfarë është pranuar nga kërkesat e tyre në procesin e negociatave dhe në Marrëveshjen e 2 qershorit. Kjo marrëveshje vë theksin vetëm tek Marrëveshja e Ohrit dhe implementimi i saj, si dhe çështjet e tjera të integrimeve evroatlantike dhe reformave

BDI dhe PDSH po bashkëveprojnë në tryezën e negociatave për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Burime pranë zyrës së BE-së në Shkup theksuan për INA se dy partitë shqiptare po bashkëveprojnë në procesin e negociatave dhe se po tentojnë të imponojnë një agjendë të përbashkët politike për shqiptarët.

“Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi kanë ndryshuar në raportet mes tyre, kur dihet beteja e këtyre dy partive me akuza të ndryshme. Kjo reflektohet edhe në tryezën e negociatave, ku ata taktizojnë bashkërisht, duke tentuar të imponojnë propozime dhe ide. Nuk dijmë se deri ku do të shkojë ky konstruktivitet dhe se a do të ketë një koalicion të përbashkët midis tyre”, theksoi për INA, një burim i afërt me selinë e BE-së në Shkup.

Dy partitë asnjëherë nuk qartësuan se çfarë është pranuar nga kërkesat e tyre në procesin e negociatave dhe në Marrëveshjen e 2 qershorit. Kjo marrëveshje vë theksin vetëm tek Marrëveshja e Ohrit dhe implementimi i saj, si dhe çështjet e tjera të integrimeve evroatlantike dhe reformave.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *