Home / Lajme / Maqedoni / BDI humb dy zëvendës ministra kryesor?

BDI humb dy zëvendës ministra kryesor?

20 Korrik – Nëse MPB-në e merr LSDM-ja zv.ministër i takon VMRO-së ku kuadri i BDI-së duhet të lë postin, njëjtë vlen edhe për Ministrinë e Financave.

Me marrëveshjen e nënshkruar mes liderëve politik ku përfundoi kriza politike në Maqedoni dhe formimi i qeverisë kalimtare shihet se BDI do të humb dy zv.ministrat kryesor atë të Financave dhe të MPB-së, shkruan TetovaSot.

Edhe pse u përfol se BDI nuk do t’i ndryshojë postet por sipas marrëveshjes së nënshkruar nëse MPB-në e merr LSDM-ja zv.ministër i takon VMRO-së ku kuadri i BDI-së duhet të lë postin, njëjtë vlen edhe për Ministrinë e Financave.

Ndryshe qeveria kalimtare do të formohet pas dorëheqjes së Gruevskit si kryeministër ku sipas marrëveshjes ai do të lë qeverinë 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen me 14 prill 2016.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *