Home / Lajme / Maqedoni / BDI-ja hap Universitet të ri në Shkup?!

BDI-ja hap Universitet të ri në Shkup?!

27 korrik-Ideja sipas burimeve tona është dashur të promovohet në këtë periudhë, por marrëveshje politike e arritur para do kohe mes subjekteve politike me ndërmjetësim ndërkombëtar ka shtyrë planet e partisë së Ahmetit

Në pamundësi reformimi dhe rimëkëmbje të Universitetit Shtetëror të Tetovë, BDI-së dhe ministrit të saj Abdilaqim Ademit, i ka lindur një ide e re. Hapja e një Universiteti të ri shtetëror në Shkup. Ndër vite, nuk u arrit dot që Universiteti i Tetovës të shndërrohet në Institucion i lartë arsimor me plot kuptimin e fjalës, shkaku i partizimit të tij. Tani kur edhe vetë partia shqiptare në pushtet ka vërtetuar këtë gjendje të mjerueshme të USHT-së dhe pamundësisë së tyre për ndryshuar gjërat, si duket kanë ngritur duar dhe u ka lindë ideja e re që ta hapin një Institucion të lartë arsimor në Shkup i cili sipas tyre do të plotësonte të gjitha standardet për të qenë Institucion i lartë arsimor për shqiptarët.

Ideja sipas burimeve tona është dashur të promovohet në këtë periudhë, por marrëveshje politike e arritur para do kohe mes subjekteve politike me ndërmjetësim ndërkombëtar ka shtyrë planet e partisë së Ahmetit.

Hapja e Universitetit të ri Shtetëror në Shkup mund të jetë premtimi i vetëm i ri me të cilin si duket BDI planifikon të dal para votuesve në zgjedhjet e parakohshme të prillit vitin e ardhshëm. Partia e Ahmetit sipas burimeve të ALSAT M tani ka zgjedhur edhe kuadrin qe do të drejtonte dhe punonte në këtë Universitet. Si bartës të projektit përmenden ish ministri i arsimit Aziz Pollozhani, Rizvan Sulejmani madje edhe deputetja e tyre Ermira Mehmeti.

Nga ministria e Arsimit për Alsat M nuk e kanë mohuar këtë informacion deri tek cili erdhi redaksia jonë por thonë se bëhet fjalë për ide fisnike me qëllime të mira.

Ndryshe në USHT rektor është Vullnet Ahmeti kuadër të cilin e kishte përzgjedhur vetë partia e Ahmetit. Por si duket tani më nuk arrijnë ta kontrollojnë dhe imponojnë të njëjtin të punojë sipas dëshirave të partisë. Kjo u vërtetua edhe në një nga bombat e opozitës ku dëgjohet se si deputeti Xhevat Ademi ankohej se po largohen nga USHT kuadrot e BDI-së. Në këto biseda, dëgjohen edhe fyerje të rënda drejtuar sekretarit të përgjithshëm të USHT-së, Adem Beadini.

Duhet përkujtuar se BDI-së i dështoi paraprakisht edhe plani për disperzimin e fakulteteve të USHT-së ne shumë qytete të Maqedonisë dhe të njëjtit për shkak të mungesës së cilësisë dhe studentëve të interesuar për të studiuar u mbyllën. Nëse kjo ide e Abdilaqim Aademit dhe BDI-së realizohet, atëherë do të mbetet i paqartë fati jo vetëm i USHT-së por edhe UEJL-së për cilin një kohë ekziston ideja e bashkimit me USHT-në.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *