Home / Lajme / Maqedoni / BDI kërkon që Zoran Zaev të publikon gjithçka për rastin “Monstra”

BDI kërkon që Zoran Zaev të publikon gjithçka për rastin “Monstra”

10 korrik-Nëse materialet e përgjuara vihen në kontekst të gabuar, humbet ideja ‘E vërteta për Maqedoninë’”, ka thënë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, në një deklaratë të tij për “Dnevnik”

Lideri socialdemokrat Zoran Zaev le të publikojë gjithçka që posedon prej materialeve të përgjuara, përfshirë edhe ata për rastin “Monstra”, mirëpo pa interpretuar gabimisht materialet për qëllime politike.

Nëse materialet e përgjuara vihen në kontekst të gabuar, humbet ideja ‘E vërteta për Maqedoninë’”, ka thënë zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, në një deklaratë të tij për “Dnevnik”, rreth pyetjes nëse edhe BDI përkrah kërkesën e VMRO-së deri tek LSDM që lideri opozitar Zaev të publikojë gjithçka që ka për rastin “Monstra”.

Sipas LSDM-së ata lidhur me këtë rast kanë materiale të përgjuara, SMS-porosi, numra, edhe audio-incizime për këtë rast.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *