Home / Lajme / Maqedoni / BDI kerkon urrë, Damjanovski thot sbehet kurre

BDI kerkon urrë, Damjanovski thot sbehet kurre

29 korrik-Ky rrezik është i përditshëm për ta, por edhe pse këshilltarët shqiptarë në qytetin e Kumanovës kanë ngritur zërin dhe kërkojnë mjete buxhetore për të rregulluar urën e dëmtuar, asgjë nuk po bëhet

Mbi 10.000 shqiptarë të Kumanovës, kryesisht gra, fëmijë dhe pleq rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar mbi urën e dëmtuar që lidh “Lagjen Dardania” me qytetin.

Ky rrezik është i përditshëm për ta, por edhe pse këshilltarët shqiptarë në qytetin e Kumanovës kanë ngritur zërin dhe kërkojnë mjete buxhetore për të rregulluar urën e dëmtuar, asgjë nuk po bëhet.

Jozyrtarisht, Zhurnal mëson se kryetari i komunës së Kumanovës Zoran Damjanovski ka deklaruar se ky projekt nuk do të realizohet kurrë dhe se nuk do të investon në zonat ku jetojnë shqiptarët, ndërsa këta të fundit pritet që së shpejti të ngrihen në protesta.

Kohë më parë në këshillin e komunës së Kumanovës, këshilltarët shqiptarë kanë qenë të një mendimi që ura e Lagjes Dardania të ndërtohet urgjentisht, por këshilltarët të cilët janë nën kontroll të kryetarit të Komunës, Damjanovski nuk e kanë përkrahur këtë ide. Kjo dëshmon se pas vitit 2001 në rajonin e Likovës dhe Kumanovës nuk është investuar asgjë për të mirën e qytetarëve shqiptarë.

Këshilltarët e VMRO-DPMNE-së dhe ato të LSDM-së u bënë bashkë kundër ndërtimit të urës në Lagjen shqiptare Dardania, ndërsa këshilltarët e BDI-së vazhdimisht kërkuan ndërtimin e saj.

Damjanovski po asfalton disa rrugë në qytetin e Kumanovës, duke ndarë mjete nga buxheti i Komunës së Kumanovës, ndërsa pjesën tjetër, shqiptare, e ka lënë pas dore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *