Home / Lajme / Maqedoni / BDI pranon se ka dështuar me Marrëveshjen e Ohrit

BDI pranon se ka dështuar me Marrëveshjen e Ohrit

3 korrik-
Aliti që është edhe nënkryetar i Parlamentit të Maqedonisë nga radhët e BDI-së, theksoi se edhe funksionarët e partisë së tij mbajnë përgjegjësi për mosimplementimin e saj. Ai me këtë rast ka atakuar drejtpërdrejt Musa Xhaferrin, zëvendëskryeministrin tashmë veteran të BDI-së, i cili mban përgjegjësinë kryesore për mosimplementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

BDI partia që udhëhiqet nga Ali Ahmeti ka pranuar se ka dështuar në realizimin e Marrëveshjes së Ohrit, 14 vite nga përfundimi i luftës së 2001.

Nënkryetari i kësaj partie, Rafis Aliti ka pranuar se për 14 vite është dështuar në realizimin e kësaj marrëveshje, e cila sipas afateve të përcaktuara dhe të firmosura në gushtin e 2001, ishte që të përfundojë së implementuari në vitin 2004, informon INA.

Aliti që është edhe nënkryetar i Parlamentit të Maqedonisë nga radhët e BDI-së, theksoi se edhe funksionarët e partisë së tij mbajnë përgjegjësi për mosimplementimin e saj. Ai me këtë rast ka atakuar drejtpërdrejt Musa Xhaferrin, zëvendëskryeministrin tashmë veteran të BDI-së, i cili mban përgjegjësinë kryesore për mosimplementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Pse Marrëveshja e Ohrit nuk është implementuar: Ndryshimi i preambulës, sjellja e ligjeve për simbolet, ku gjykata Kushtetuese më pas hoqi disa nene dhe prekin drejtpërdrejt Marrëveshjen, ndërsa ligji i simboleve u soll me majorizim dhe me mbivotim. Gjuha shqipe pas 14 viteve flasim ende a është apo nuk është gjuha shqipe zyrtare. Kjo flet se nuk ka pasur vullnet për implementimin e saj. Jemi dëshmitarë se Ligji për Policinë u soll pa votat e BDI-së, pasi me reformat duhet t’u jepen pushtet këshillave komunalë ku edhe në këtë rast u shkel mbi MO-në. Mosimplementimi në nivel lokal ose qendror sjell nervozë tek popullata. Më vjen keq se raporti i Sekretariatit për implementimin Marrëveshjes së Ohrit është i kopjuar nga raporti vjetor i Avokatit të Popullit dhe nuk është bërë vet nga sekretariati”, ka deklaroi Aliti.

Të pakënaqur me këtë situatë janë edhe deputetët e tjerë të BDI-së, të cilët në disa raste kanë shprehur pakënaqësitë dhe dështimet e tyre lidhur me këtë marrëveshje.

Deri tani ende nuk ka një analizë të detajuar mbi procesin e implementimit, apo sa është implementuar dhe ku janë ngecjet.

Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit dy vite më parë harxhoi mbi 100 mijë euro për të bërë analizën e duhur, ku tenderin e tillë e fitoi një organizatë, një përfaqësues i së cilës është ish-gazetar dhe funksionarë aktual në një detyrë me shumë komoditet në njërën nga agjencitë qeveritare. Ku fshihet kjo analizë apo si janë arsyetuar 100 mijë eurot.

Musa Xhaferri dhe bashkëpunëtorët e tij kanë dështuar edhe në sistematizimin e qindra administratorëve që janë pranuar në punë sipas konkurseve të përfaqësimit në bazë të Marrëveshjes së Ohrit.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *