Home / Lajme / Maqedoni / Bejta :Të mos i shndërrojmë ahengjet në tragjedi

Bejta :Të mos i shndërrojmë ahengjet në tragjedi

29 korrik-Kryetari Nevzat Bejta, njoftoi gazetarët se Stacioni policor i Gostivarit dhe Ministria e punëve të brendshme , janë duke i kryer hetimet se si ka ardhur deri te ky rast tragjik dhe se ai është i interesuar për të mbrojtur

Në lidhje me rastin tragjik që ndodhi mbrëmjen e së hënës, me ç’rast si pasoje e goditjes nga një plumbi qorr humbi jetën një djalosh 10 vjeçar nga lagjja Fazaneria në Gostivar, kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta mbajti sot konferencë për shtyp në të cilën doli me apel deri te qytetarët që gjatë ahengjeve familjare mos përdorin armë dhe mos i shndërrojnë ato në tragjedi

“Pas këtij rasti tragjik, ne u takuam me komandantin e Stacionit policor të Gostivar – Naim Aliun, i cili për shkak të procedurave të hetimit të rastit nuk është i pranishëm në këtë pres konferencë. Këtë konferencë për shtyp e mbaj me qëllim të mirë, para së gjithash për të treguar se duam që martesat, synetitë dhe ahengjet familjare të kalojnë në hare dhe lumturi, e jo ato të shndërrohen në tragjedi. Të gjithë fëmijëve që bëhen synet u dëshirojmë shëndet dhe shërim të shpejtë, ndërsa çifteve të rinj jetë të lumtur martesore dhe trashëgim. Si kryetar i komunës së Gostivarit dhe si nënkryetar i Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale, u bëj apel qytetarëve të Gostivarit por edhe të të gjitha komunave në nivel republikan, që nëpër ahengjet familjare të mos përdorin armë zjarri dhe gëzimet e tyre t’i bëjnë pa plumba dhe krisma”, theksoi kryetari Nevzat Bejta dhe shtoi: “Askush nuk i do krismat, sepse ato sjellin shqetësim te fëmijët, te qytetarët dhe të gjitha gjallesat. Prandaj, apeloj që jo vetëm për gëzimet familjare por edhe në përgjithësi armët mos përdoren kurrë, pavarësisht nëse ato i kanë me leje ose jo, sepse armët me leje nuk janë për t’i përdorë ato nëpër gëzime familjare. Besoj se qytetarët do të na përdorin drejtë dhe nëse qytetarët nuk i ndërpresin këto shprehi, nesër do të na ndodhin edhe raste tjera tragjike, ku mund të humbin jetën edhe vetë familjarët e dasmorit dhe gëzimi të shndërrohet në tragjedi familjare, raste të tilla kanë ndodhur disa herë”.

Kryetari Nevzat Bejta, njoftoi gazetarët se Stacioni policor i Gostivarit dhe Ministria e punëve të brendshme , janë duke i kryer hetimet se si ka ardhur deri te ky rast tragjik dhe se ai është i interesuar për të mbrojtur jetët e qytetarëve jo vetëm në Gostivar por edhe në të gjitha komunat e vendit, sepse nëse nuk ndërmerren masat e duhura, tragjeditë e tilla mund të përsëriten.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *