Home / Lajme / Maqedoni / Bomba e “Monstrës” Familjari akuzon qeverinë për inskenim!

Bomba e “Monstrës” Familjari akuzon qeverinë për inskenim!

5 korrik-Për të dyshuarin kryesorë në rastin ‘Monstra’ Fejzi Hazirin, Nakevski thotë se ai nuk ka lidhje me islamin radikal. Ditën e vrasjes sipas tij, Haziri ka pirë kafe me Ministrin e atëhershëm të Transportit dhe Lidhjeve Mile Jankievski.

Goran Nakevski, babai i njërit nga fëmijët e vrarë në rastin e Smillkovës thotë se nuk beson në gjyqësinë dhe prokurorinë e vendit. Prej 4 vitesh sipas tij shteti po fsheh të vërtetën e rastit të Smillkovës. Nakevski madje paralajmëroi se do të ngrejë padi penale kundër Prokurorit Publik Marko Zvrlevski pasi ai dhe familjarët e tjerë vlerësojnë se ai ka vënë nën mbrojtje vrasësit e vërtet dhe porositësit e vrasjes se fëmijës së tij. I revoltuar nga mos-shpalosja e bombave, ai gjithsesi thotë se nga takimi me Zaevin ka kuptuar se rasti është i inskenuar dhe pas motiveve të vërteta qëndron biznesi kriminal i shtetit.

“Nuk janë problem vetëm vrasësit, janë problem porositësit, motivi, financuesi i tyre pasi nuk mundet dikush për qejf të ngritët dhe të vrasë fëmijë. Ne vlerësojmë se fëmijët tanë janë vrarë për arsye kriminele, ne me asgjë nuk kemi merituar të humbasim fëmijët, e as më pak të marrim vendim gjyqësor me hieroglifë të koduara. Nuk dimë asgjë dhe tashmë nuk na intereson, nuk besojmë në gjyqësinë, 4 vite me radhë po na gënjejnë, as në Prokurorinë nuk besojmë më, çka do le të bëhet,” u shpreh Goran Nakevski, babai i njërit nga të vrarët në rastin e Smillkovës

Për të dyshuarin kryesorë në rastin ‘Monstra’ Fejzi Hazirin, Nakevski thotë se ai nuk ka lidhje me islamin radikal. Ditën e vrasjes sipas tij, Haziri ka pirë kafe me Ministrin e atëhershëm të Transportit dhe Lidhjeve Mile Jankievski.

“Ai gjatë ditës së vrasjes ka qenë në një tavolinë me Mile Janakievskin në Hotelin ‘Belvi’!” thotë Goran Nakevski, babai i njërit nga të vrarët në rastin e Smillkovës

Sipas tij në rastin e Smillkovës janë të involvuar edhe persona të caktuar që Prokuroria i ka shpallur si sekret shtetëror. Ata dyshojnë se mund të jenë edhe funksionar të partive në pushtet.

“Gjykatësi gjatë procedurës hetimore tha se janë 5 emra apo numra telefonash si sekret shtetëror, kurse Zaevi ne na tha se janë 6, kjo d.m.th se nga DSK-ja nuk është procesuuar një funksionar i BDI-së.”

“Mënyra se si janë vrarë fëmijët tanë, padrejtësitë, fshehja e vrasësve, mbrojtja e porositësve edhe më tepër po na shkakton dhembje,” shprehet Zorica Nakevska, e ëma e njërit nga të vrarët në rastin e Smillkovës

Nakevski, babai i njërit nga fëmijët e vrarë në rastin e Smillkovës sot shpalosi edhe SMS-në e fundit të pranuar nga lideri i opozitës Zoran Zaev me datë 1 maj ku ai kishte premtuar se për dy javë do të publikonte gjithçka rreth rastit ‘Monstra’, u shpreh Goran Nakevski, babai i njërit nga të vrarët në rastin e Smillkovës

“Gjatë dy javëve të ardhshme do të publikojmë gjithçka posedojmë, kurse juve dëshirojë t’u japë numrat e telefonave të cilat po i fshehin dhe nuk po ua tregojnë gjatë një takimi të veçantë, për arsye se ato janë siguruar përmes masave të posaçme hetuese dhe të njëjtat nuk mund t’i publikojë pasi është e ndaluar me ligj. D.m.th juve do t’ua japë. Por gjithsesi unë nuk e di se çfarë ju prisni nga publikimi…por ajo që do të publikojmë është gjithçka kemi,” mesazhi i Zoran Zaevit drejtuar Goran Nakevskit

Goran dhe Zorica Nakevska prindërit e 18 vjeçarit të vrarë Aleksandër Nakevski tek Liqeni i Smillkovës mbeten me shpresa se së shpejti do të zbardhet tragjedia të cilën ata përjetuan pasi një gjë e tillë është në favor të të gjithëve. Sipas tyre sa është e rëndësishme kapja e vrasësve të mundshëm, aq e rëndësishme është edhe zbardhja e motiveve dhe porositësve të këtij akti makabër./Alsat-M/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *