Home / Lajme / Maqedoni / Bombat e opozitës nervozojnë kreun e antikorrupsionit

Bombat e opozitës nervozojnë kreun e antikorrupsionit

2 korrik-“Nuk do ta komentoj, është procedurë gjyqësore dhe nuk është e përshtatshme të komentoj mbi një çështje gjyqësore, do të ketë procedurë ligjore”, tha Goran Milenkovski- Kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit

Kryetari i Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Goran Milenkov refuzoi të komentojë nëse ai do të përgatisë lëndë dhe ngritë hetim mbi regjistrimet e publikuara nga LSDM-ja opozitare. Milenkov tha se regjistrimet me “bomba” të publikuara nga Zoran Zaevi janë në procedurë gjyqësore andaj edhe nuk deshi të komentoj më shumë. Pas insistimit të gazetarëve për përgjigje ai u largua nga konferenca për shtyp.

“E gjitha kjo që thoni është në procedurë gjyqësore dhe nuk do ta komentoj, nuk ka rrethana për koment. Pyetja tjetër?”

“Nuk keni koment?”

“Nuk do ta komentoj, është procedurë gjyqësore dhe nuk është e përshtatshme të komentoj mbi një çështje gjyqësore, do të ketë procedurë ligjore”, tha Goran Milenkovski- Kryetar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Milenkov iu shmang përgjigjes në konferencën për shtyp që zgjati gati një orë ku foli mbi punën e bërë të komisionit nga prilli deri në fillim të këtij muaji. Sipas tij, antikorrupsioni në këtë periudhë ka kontribuar buxheti i shtetit të rritet me diç mbi 20 mijë euro në bazë të gjobave të shqiptuara në procedura gjyqësore dhe të tjera

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *