Home / Lajme / Maqedoni / Çfarë fshehin Gruevski dhe Prokuroria për konfliktin e Kumanovës?

Çfarë fshehin Gruevski dhe Prokuroria për konfliktin e Kumanovës?

9 korrik-“Apo Çavkov për këtë operacion është graduar me një pozicion të ri si ministër i Brendshëm, në vend që të mbajë përgjegjësy së bashku me të tjerët në strukturën e komandës dhe ministrja e atëhershme Gordana Jankullovska?

Sot kaluan saktësisht 2 muaj nga konfliktit dy-ditor në Kumanovë ku humbën jetën 8 forca speciale të policisë, la shumë njerëz të pastrehë, dhe 115,000 të traumatizuar në Kumanovë, tha në një konferencë për shtyp Maksim Dimitrievski, kryetar i Komitetit të Mbrojtjes së LSDM-së.
Ai me tej tha se edhe pas dy muajsh nuk ka asnjë përgjigje nga më të përgjegjshmit, Gruevski dhe qeverinia e tij, pse dhe për çfarë qëllimi po përpiqen të destabilizojnë Maqedoninë.

“Kush i ka lejuar grupet kriminale për të hyrë në zemrën e Kumanovës? Pse qeveria nuk ka parandaluar këto grupe të hyjnë në Maqedoni? Kush e mbron Prokurorinë publike dhe dy muaj pas incidentit, vazhdon të hesht për këtë rast? Pse askush nuk e mori përgjegjësinë në shtabin e MPB-së, i formuar për të koordinuar operacionin?, tha mes tjerash ai.

Ai poashtu theksoi se Mitko Çavkov bashkë me Sasho Mijalkoviin janë një nga ata të dy që komanduan me operacionin katastrofal.

“Apo Çavkov për këtë operacion është graduar me një pozicion të ri si ministër i Brendshëm, në vend që të mbajë përgjegjësy së bashku me të tjerët në strukturën e komandës dhe ministrja e atëhershme Gordana Jankullovska?

Nëpërmjet të vertetës së Maqedonisë kemi zbuluar abuzimet e rënda të pushtetit të udhëhequr nga Nikolla Gruevski, LSDM gjithashtu është duke punuar në zbulimin e të vërtetës së Kumanovës”, tha Dimitrievski

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *