Home / Lajme / Maqedoni / Çka përmban marrëveshja e liderëve

Çka përmban marrëveshja e liderëve

15 korrik-LSDM do të nominojë kadidatin për ministër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por siç thuhet në konsultime edhe me LSDM dhe BDI;
Ndarja e ministrive tjera do të jetë midis partive kryesore, ndërsa edhe zëvendësministrat do të kenë të drejtën e qasjes dhe vetos në gjitha ministritë për çështjet e lidhura me zgjedhjet;

iderët e katër partive politike në Maqedoni me ndërmjetësimin e eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn janë marrë vesh që:

*Opozita maqedonase e udhëhequr nga LSDM të kthehet në Parlament më 1 shtator;

*Qeveria aktuale të tërhiqet 3 muaj para zgjedhjeve apo deri në fund të 15 dhjetorit 2015;

*Qeveria e përkohshme apo kalimtare të formohet deri më 15 janar 2016;

*VMRO-DPMNE nominon kandidatin për kryeministër (deri 15 janar 2016), por në konsulta edhe tri partitë e tjera LSDM, BDI dhe PDSH;

*Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 24 prill 2016;

*LSDM do të nominojë kadidatin për ministër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, por siç thuhet në konsultime edhe me LSDM dhe BDI;
Ndarja e ministrive tjera do të jetë midis partive kryesore, ndërsa edhe zëvendësministrat do të kenë të drejtën e qasjes dhe vetos në gjitha ministritë për çështjet e lidhura me zgjedhjet;

*LSDM zëvendësministra do të ketë në ministrinë e financave, bujqësisë dhe shoqërisë informatike dhe administratës.

*Prokurori i ri Special do të duhet të zgjidhet deri më 15 shtator 2015, që do të udhëheq hetimet për përgjimet dhe do të zgjidhjet sipas marrëveshjes midis katër partive politike.

Nga kthimi i opozitës në Parlament do të nis miratimi i pakos së reformave për zgjedhjet dhe reformat e tjera, por edhe rekomandimet speciale nga raporti i ekspertëve të Komisionit Evropian të udhëhequr nga Rajnhard Pribe.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *