Home / Lajme / Maqedoni / Deklarata e plotë e Zoran Zaevit për dështimin e bisedimeve

Deklarata e plotë e Zoran Zaevit për dështimin e bisedimeve

8 korrik-Duhet dhe patjetërt që të kthejmë lirinë dhe demokracinë në vend e që i meritojnë qytetarët e saj, pa dallime partiake, fetare, kombtëre apo etnike. Përgjegjësi patjetër uhet të ketë, ndërsa kjo e keqe asnjëhetrë nuk duhet të përsëritet”, tha Zaev.

Lideri opozitarë i vlerëson bisedimet si të pasuksesshme, dhe paralajmëron se do ti kthehet projektit ‘E vërteta për Maqedoninë’, që nënkupton publikimin e bombave. Zaev madje u shpreh i prerë se në tavolinën e bisedimeve do të kthehet vetëm nëse vjen ndonjë propozim i mirëfilltë nga Nuland, Mogerini dhe Han.Bëra gjithçka si liderë i LSDM-së, bëmë gjithçka si Lidhje Sociale Demokrate e Maqedonisë, si qytetarë, të gjithë së bashku, me dialog, në mënyrë të civilizuar që të vijmë deri tek ndonjë zgjidhje për krizën e thellë.

Biseduam me Gruevskin edhe përkundër proceseve gjyqësore ndaj meje, edhe përkundër asaj se qytetarë të pafajshëm janë ende në burg. Edhe përkundër të gjitha të këqijave që ua ka bërë qytetarëve të Maqedonisë edhe përkundër asaj se e dishim e se me kënd kemi të bëjmë u ulëm sepse para nesh kishim fatin e Maqedonisë dhe interesat e qytetarëve të Maqedonisë, tha Zaev, transmeton Tv Koha. Ai më tej tha se i kemi dhënë mundësi procesit negociues.
“Gruevski dëshiron që të zhagisë procesin negociues, dhe me këtë dëmton qytetarët dhe maqedoninë. Prandaj them, për opionin se bisedimet janë të pasuksesshme, Nikolla Gruveski gjatë tërë kohës e minon atë që u arrit me 2 qershor”, tha Zaev, njofton Tv Koha.

“Në bisedime Gruveski nuk dëshiroi që të kthejë demokracinë në vend, për normalizimin e shtetit, për krijimin e kushteve për të pasur zgjedhje fer dhe demokratike.Pas që nuk është arritur për vlerat më elementare të demokracisë me çka do të mund të shprehet edhe vullneti i qytetarëve bisedimet janë të pasuksesshme.Ky qëndrim nuk është vetëm i yni por i tërë forcave demokratike në vend, tha Zoran Zaev, kryetarë i LSDM-së, gjatë një pres konference e gazetarë, transmeton Tv Koha.

Sipas tij, nuk është e mundshme që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike të cilët do t`i organizojë Nikolla Gruevski. Ai më tej tha se Gruevski nuk ishte i gatshme që të bëjë asgjë të mirë për shtetin, por vetëm për interesa të tij personale.” Ai kishte mundësi të largohej në mënyrë dinjitoze nga karrikja e kryeministrit të cilën e kishte uzurpuar. Të nderuar qytetarë, nuk do të lejojmë që Gruveski ta terrorizojë maqedoninë. Do të vazhdojmë të veprojmë ne të gjitha mënyrat deri kur Nikolla Gruevski të bie ng qeveria. Projekti e Vërteta për Maqedoninë do të vazhdojë .Duhet dhe patjetërt që të kthejmë lirinë dhe demokracinë në vend e që i meritojnë qytetarët e saj, pa dallime partiake, fetare, kombtëre apo etnike. Përgjegjësi patjetër uhet të ketë, ndërsa kjo e keqe asnjëhetrë nuk duhet të përsëritet”, tha Zaev, njofton Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *