Home / Sport / Dentisti turk arbitër në ndeshjen Shkëndija-Aberdeen

Dentisti turk arbitër në ndeshjen Shkëndija-Aberdeen

01 Korrik – 38 vjeçari Tolga Özkalfa do të jetë arbitri kryesor i takimit, ndërsa asistentë do të ketë bashkëkombasit e tij Ekrem Kan dhe Ibrahim Bozbej.

UEFA ka përcaktuar arbitrat të cilët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e para të raundit të parë të eliminatoreve për Liga Evropa. Komisioni për delegim të arbitrave pranë UEFA-së për takimin KF Shkëndija vs Aberdeen FC ka vendosur që të caktojë arbitra nga Turqia. 38 vjeçari Tolga Özkalfa do të jetë arbitri kryesor i takimit, ndërsa asistentë do të ketë bashkëkombasit e tij Ekrem Kan dhe Ibrahim Bozbej.

Arbitër i katërt është Alper Ulusoj poashtu nga Turqia, ndërsa delegat i ndeshjes do të jetë gjermani, Tomas Bejhing. Kryesori Tolga Özkalfa me profesion është dentist, ndërsa me referim ka filluar merret prej vitit 1997. Duke u dalluar rregullisht me ndarje të mirë të drejtësisë, ai vazhdimisht është avansuar në range më lartë, për të arritur në vitin 2002 të hyjë në listën e arbitrave kryesorë të Super Ligës së Turqisë dhe Kupës së vendit.

Përballja Shkëndija-Aberdin zhvillohet të enjten (02.07.2015) në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 21:05.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *