Home / Lajme / Maqedoni / Deputetët shqiptar pengohen që t’a bëjnë punën nga ish drejtori Mijallkov!

Deputetët shqiptar pengohen që t’a bëjnë punën nga ish drejtori Mijallkov!

14 korrik-Në këtë drejtori inspektorët hapin lëndën dhe shikojnë arkivin e funksionarit se vallë çfarë dosje ka gjatë jetës së tij, nëse është i involvuar në krim, ideologji fetare, ideologji kombëtare dhe të ndryshme.

Deputetët shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë si duket edhe sot nuk do të mund të marrin pjesë në mbledhjen e sotme të komisionit parlamentar të mbykqyrjes së punës së shërbimeve sekrete maqedonase, DSK-së dhe Agjencionit për zbulim.
Në rend dite është diskutimi për realizimin e një takimi pune në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim. Shkak që deputetët shqiptar të mos marrin pjesë në këtë mbledhje është se nuk posedojnë certifikat sigurie që nevojitet për një funksionar se mund të ketë qasje në informacione të besueshme të shtetit.
Ndryshe, funksionarët shqiptarë në Maqedoni të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të sigurojnë certifikatën e sigurisë janë të penguar nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) e drejtuar nga ish drejtori Sasho Mijallkov.
Drejtoria për sigurinë e informacioneve të klasifikuara bënë vetëm punën teknike, ndërsa punën kryesore e bëjnë ispektorët e DSK-së.
Nëse ispektorët e shërbimit sekret japin mendim negativ atëher deputeti asnjëher nuk mund të merr certifikat sigurie.
Njohësit e mirë të rrethanave thonë që një funksionar qoftë deputet, ministër, kryetar komune apo nëpunës shtetëror që të merr certifikatin e sigurisë duhet patjetër të shkojë në bisedë informative tek inspektorët e DSK-së.
Në këtë drejtori inspektorët hapin lëndën dhe shikojnë arkivin e funksionarit se vallë çfarë dosje ka gjatë jetës së tij, nëse është i involvuar në krim, ideologji fetare, ideologji kombëtare dhe të ndryshme.
Pas analizës së thellë inspektori kompetent i DSK-së jep mendim subjektiv nëse vallë një funksionari mund ti jepet certifikati i sigurisë apo jo. Nëse mendimi është negativ aplikuesi shumë rëndë e ka që gjatë jetës të merr certifikatin e sigurisë, informon Zhurnal.
Ditë më parë ish kryeparlamentari Stojan Andov në një deklaratë për Zhurnal duke folur për disa deputetë shqiptarë të cilët nuk posedojnë certifikatin e sigurisë dhe njëherësh dyert i kanë të mbyllura që të marrin pjesë në Komisionin parlamentar për mbikëqyrje të shërbimeve sekrete maqedonase tha se “DSK-ja e Maqedonisë funksionon si UDB-ja jugosllave”.
“Certifikati i sigurisë është dokument që verifikon se vallë një deputet është bashkëpunëtor apo jo i shërbimeve të huaja sekrete. DSK-ja është organi kompetent nga i cili varet ky dokument dhe nga askush tjetër”, ka deklaruar Andov.
Ndryshe, Deputeti Zulfi Adili, i njohur në vitin 2001 si komandant Qufa për shkak të certifikatit të sigurisë nuk mori pjesë para dy javëve në delegacionin e Komisionit Parlamentar që vizitoi Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim .

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *