Home / Lajme / Maqedoni / Deputetja që fitoi mandatin me RDK si kaloi zyrtarisht në BDI

Deputetja që fitoi mandatin me RDK si kaloi zyrtarisht në BDI

9 korrik-RDK asnjëherë nuk ka komentuar akrobacionet e ish-bashkëpartiakes së tyre.Deputetja e BDI-së në deklaratën e saj të fundit pas përplasjeve me RDK e cila kërkonte dorëzimin e mandatit, kishte deklaruar se është opozitare dhe deputete e pavarur.

Deputetja Mirsada Emini – Asani e cila u ulë në karrigen e Parlamentit të Maqedonisë si deputete me mandat të Rilindjes Demokratike Kombëtare, sot evidentohet si anëtarë e BDI-së dhe se ajo tashmë zyrtarisht bën pjesë edhe në grupin parlamentar të kësaj partie.

Ajo kishte fatin të shkojë si deputete pas tërheqjes korrekte dhe parimore nga lideri i RDK-së, Rufi Osmani, më pas Izet Zeqiri dhe një kuadri tjetër të RDK-së të radhitur në listë. Pas tërheqjes së tyre demokratike, ata i hapën rrugën mjekes nga Tetova, e cila nuk zgjati pak muaj dhe bëri transferimin e menjëhershëm në BDI. Kalimi i saj ndodhi edhe duke shlyer mandatin e RDK-së nga Parlamenti, pasi që ajo zyrtarisht më pas u evidentua si deputete e BDI-së. Edhe sot e kësaj dite ajo është pjesë e grupit parlamentar të BDI.

RDK asnjëherë nuk ka komentuar akrobacionet e ish-bashkëpartiakes së tyre.

Deputetja e BDI-së në deklaratën e saj të fundit pas përplasjeve me RDK e cila kërkonte dorëzimin e mandatit, kishte deklaruar se është opozitare dhe deputete e pavarur.

“E ndiej veten si opozitë. Thellë në vetvete e ndiej veten si RDK, prej RDK-së kam dalë. Ato kërkuan prej meje që unë ta dorëzoja, të jepja treshin që të vije pasardhësi im numër 4. Këtu ishte i gjithë problemi i kësaj. Unë nuk pranova një gjë të tillë. Që në kuvendin qendror deklarova se nuk e liroj vendin. Dua që votat e të gjithë adhuruesve dhe atyre që dhanë votën RDK-së të mos shkojnë poshtë. Ndryshe mund të veprosh këtu se sa jashtë parlamentit. Një fjalë, një fjalë do e thuash në favor të atyre që të votuan”, kishte deklaruar deputetja Mirsada Emini – Asani.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *