Home / Lajme / Rajon / Detajet e dasmës luksoze të Sinan Hoxhës

Detajet e dasmës luksoze të Sinan Hoxhës

14 korrik-Me atë që mësojmë, Sinani do duhet që bashkë me familjen dhe të afërmit të udhëtojnë nga Tirana për në Kumanovë me shumë makina për të marrë nusen e tij. Pastaj e gjithë ceremonia do të realizohet në një hotel luksoz të Tiranës me shumë të ftuar.

Pasi të mbarojë ky sezon veror i dasmave dhe koncerteve, ka vendosur t’i japë fund beqarisë.

Jeta e tij private ka bërë bujë, por edhe duke mbetur disi mister, për shkak se këngëtari kishte vendosur që të mos fliste shumë dhe është munduar ta mbajë larg mediave.

Megjithatë, duke qenë emër i njohur i skenës, nuk e shmang dot një gjë të tillë. Më në fund edhe Sinan Hoxha do të shkojë drejt altarit.

Lajmi është ende i pakonfirmuar nga vetë këngëtari, por burime të mirinformuara të “Panorama plus” tregojnë se Sinani dhe Andrra do të martohen më 27 gusht në një ceremoni shumë luksoze, që do të organizohet në Tiranë.

Këtë ngjarje këngëtari kishte dashur ta mbante të fshehtë, por duket se ne do t’ia prishim surprizën. E fejuara e tij, Andrra, është nga Kumanova, por jeton në Gjermani, dhe me kërkesë të familjes së saj krushqit nga Tirana do duhet të shkojnë të marrin nusen në Kumanovë duke e kryer ceremoninë sipas riteve e traditave të atjeshme.

Me atë që mësojmë, Sinani do duhet që bashkë me familjen dhe të afërmit të udhëtojnë nga Tirana për në Kumanovë me shumë makina për të marrë nusen e tij. Pastaj e gjithë ceremonia do të realizohet në një hotel luksoz të Tiranës me shumë të ftuar.

Përveç të afërmve dhe familjarëve të çiftit, të ftuar specialë të këngëtarit do të jenë kolegët Sabri dhe Ermal Fejzullahu, Nora Istrefi, Rozana Radi, Zajmina Vasjari, Shyhrete Behluli, Seldi Qalliu, Meda dhe shumë kolegë të tjerë.

Nusja për këtë ceremoni ka siguruar tri fustane të blera në Gjermani dhe Itali, ndërsa Sinani do të vishet me një kostum të veçantë të blerë në Suedi. Për sa i përket pjesës artistike, do të kujdeset këngëtarja Gjyste Vulaj, e cila është e ftuar speciale si mikeshë e çiftit.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *