Home / Lajme / Maqedoni / Dita e mysafirëve të lartë në “Kampusin veror 2015″

Dita e mysafirëve të lartë në “Kampusin veror 2015″

9 korrik-Qëllimi i kampusit veror, në të cilin marrin pjesë kadetë dhe studentë nga 10 vende, është të njihen me sfidat e operacioneve post-konfliktuoze me të cilat ata mund të ballafaqohen në të ardhmen. Kampusi veror, njoftoi MM

Në poligonin e armatës “Krivollak” sot do të mbahet Dita për mysafirë të lartë i “Kampusit veror 2015″, në suaza të së cilës do të realizohet stërvitja në të cilën do të prezantohet trajnimi taktiko-luftarak me transportues autoblinda, trajnim mjekësor, operacione urbane, trajnim me mjete shpërthyese të improvizuara, ndërmjetësim dhe negociata, si dhe media trajnim.

Qëllimi i kampusit veror, në të cilin marrin pjesë kadetë dhe studentë nga 10 vende, është të njihen me sfidat e operacioneve post-konfliktuoze me të cilat ata mund të ballafaqohen në të ardhmen. Kampusi veror, njoftoi MM, jep mundësi unikate për kadetët, studentët dhe instruktorët t’i shqyrtojnë sfidat, kufizimet në përpjekjet për vendosjen e paqes.

Gjithashtu lexo

Një shtetas i Maqedonisë i plagosur në sulmin në Barcelonë, gjendet në spital

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, nga komunikimi me Ambasadën e Maqedonisë në Spanjë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *