Home / Lajme / Rajon / Dorëhiqet ministri Varoufakis: Do ‘vesh’ urrejtjen e kreditorëve

Dorëhiqet ministri Varoufakis: Do ‘vesh’ urrejtjen e kreditorëve

6 korrik-Ai ka thënë se referendumi i djeshëm do të hyjë në historinë e greqisë teksa thekoson se do të mbështesë Tsipras, qeverinë dhe Ministrin e ri të Financave në çuarjen përpara të “JO” së popullit grek.

Greket i thane “JO” masave te shtrengimit te kreditoreve nderkombetare ne referendumin historik te se dieles, i pari qe nga viti 1974 kur populli grek votoi per te shfuqizuar monarkine. Me nje pjesëmarrje prej rreth 65 %, dukshem nje tejkalim i ndjeshem i kufirit prej 40 % qe sipas legjislacionit grek e bente te vlefshem kete referundum, me shume se 61 % e grekeve votuan pro alternatives se qeverise, ndersa rreth 39 % votan pro kushteve të kreditorëve ndërkombëtarë për masa më të ashpra fiskale. JO-ja e referendumit te 5 korrikut vjen si nje rikonfimim i mbeshtetjes qe populli grek i dha kabinetit te SYRIZA duke ndjekur rrugen e preferuar te kryeministrit Aleksis Tsipras.

“Demokracia mposhti friken”, tha Tsipras pas votes se grekeve duke e perkthyer kete rezultat jo ne nje mandat per tu ndare nga Europa por nje mundesi per te forcuar pozicioinin negociator te Greqise.

Por pavaresisht JO-se se fuqishme qe dha populli grek, nuk eshte mundur te shmanget doreheqja e pare nga kabineti qeveritar. Ministri rebel i Financave Yanis Varoufakis ka hequr dore nga detyra e ky fajtor per kete vendim drastik ben Eurozonen. “Jo me minister! Eurogrup eshte kunder prezences sime ne takime”, – shkruajti Varoufakis ne rrjetin social Twitter.

“Idene për të mos qenë në takime e pelqeu edhe Cipras. I pëlqen sepse mendon se mund të arrijë marrëveshje. Për këtë arsye, mendova të jap dorëheqjen. Do ta ‘vesh’ me krenari urrejtjen e kreditorëve”, shtoi Varoufakis.

Ai ka thënë se referendumi i djeshëm do të hyjë në historinë e greqisë teksa thekoson se do të mbështesë Tsipras, qeverinë dhe Ministrin e ri të Financave në çuarjen përpara të “JO” së popullit grek.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *