Home / Lajme / Rajon / Dorëzohet Tsipras, pranon kushtet e huadhënësve për një paketë të re prej 29.1 mld eurosh

Dorëzohet Tsipras, pranon kushtet e huadhënësve për një paketë të re prej 29.1 mld eurosh

1 korrik-Meqenëse dorëzania e vjetër përfundoi dhe vazhdimi i saj nuk mund të shtrohet më si mundësi në tryezën e negociatave, – shkruan “Financial Times”, – atëherë kërkesa e Tsiprasit mund të shërbejë fare mirë si bazë për një hua të re, gjatë ditëve në vijim.

Duke cituar një letër të kryeministrit grek, drejtuar huadhënësve të Greqisë; Fondit Monetar Ndërkombëtar, Komisionit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane; “Financial Times” thotë se Aleksis Tsipras do të dorëzohet e do t’i pranojë kushtet e kreditorëve në këmbim të zgjatjes së dorëzanisë.

Kreu i ekzekutivit grek – sipas prestigjiozes britanike, – do të vërë vetëm disa kushte të vogla. Letra prej dy faqesh, e datës 30 qershor, përmban kërkesën befasuese për zgjatjen e dorëzanisë, që skadoi mesnatën e së martës, e për një paketë të tretë e të re ndihme prej 29,1 miliardë eurosh.

Meqenëse dorëzania e vjetër përfundoi dhe vazhdimi i saj nuk mund të shtrohet më si mundësi në tryezën e negociatave, – shkruan “Financial Times”, – atëherë kërkesa e Tsiprasit mund të shërbejë fare mirë si bazë për një hua të re, gjatë ditëve në vijim.

Në letër, kryeministri grek thotë se Athina i pranon të gjitha reformat në sistemin tatimor, me shumë pak ndryshime. Së pari, ai kërkon të mbetet në fuqi ulja speciale prej 30% nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar e ishujve grekë, shumë prej të cilëve janë në zona të largëta e të vështira për t’u furnizuar.

Për sa i takon çështjes nevralgjike të reformës së pensioneve, Tsipras dëshiron që ndryshimet, të cilat parashikojnë brenda vitit 2022 rritjen e moshës së pensionit në 67 vjeç, të mos nisin nga zbatimi menjëherë, por në muajin tetor.

Ai këmbëngul gjithashtu, që “granti i solidaritetit” i akorduar pensionistëve më të varfër, e për të cilin është rënë dakord të ndalojë dhjetorin e 2019-s, të përfundojë më ngadalë nga sa këmbëngulin kreditorët.

Republika greke është e përgatitur të pranojë amendime, shtesa e sqarime të marrëveshjes, si pjesë e zgjatjes së programit të dorëzanisë që po skadon, dhe një pakti të tretë huaje, për të cilin është paraqitur një kërkesë zyrtare, thotë Tsipras.

Ai shton se, amendimet e palës greke janë konkrete dhe respektojnë me vendosmëri e besueshmëri të plotë strukturën e programit në tërësi. Ministrat e Financave të Eurozonës pritet t’i diskutojnë propozimet e reja të kryeministrit grek në takimin e planifikuar të mbahet në Bruksel.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *