Home / Sport / Drejtësia erdhi në vend, Shqipëria merr tri pikë

Drejtësia erdhi në vend, Shqipëria merr tri pikë

10 korrik-Dhënia e tri pikëve në tavolinë nga CAS, pas akteve të dhunshme dhe raciste të tifozëve serbë që provokuan ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqiperi në Beograd, tashmë i ka ngjitur kuqezinjtë e Shqipërisë në vendin e dytë në Grupin I me 10 pikët e grumbulluara, po aq sa edhe Danimarka, shkruan sportal.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, CAS, me qendër në Lozanë të Zvicrës, më në fund sot e dha verdiktin e saj, duke i dhënë tri pikët e mohuara në tavolinë Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen dhunshme Serbi-Shqipëri, zhvilluar më 14 tetor të vitit të kaluar.

Një vendim ky i pritur prej kohësh, që natyrisht i entuziazmon të gjithë shqiptarët anekënd globit. Drejtësia e mohuar nga komisionet disiplinore të UEFA-s për ngjarje e dhunshme të Beogradit, më së fundi u vu në vend.

Dhënia e tri pikëve në tavolinë nga CAS, pas akteve të dhunshme dhe raciste të tifozëve serbë që provokuan ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqiperi në Beograd, tashmë i ka ngjitur kuqezinjtë e Shqipërisë në vendin e dytë në Grupin I me 10 pikët e grumbulluara, po aq sa edhe Danimarka, shkruan sportal.

Tani ëndrra e të gjithë shqiptarëve për të shkuar në finalet e Francës bëhet akoma më reale dhe të prekshme.

Pas këtij vendimi, futbollistët tanë kuqezinj të Kombëtares do të shkojnë me tjetër moral dhe përgjegjësi më 4 shtator në Kopenhagen, në sfidën e tyre të radhës ndaj kombëtares daneze, një ndeshje e cila do të përcaktojë shumë fatet e Shqipërisë, që ndjek ëndërrën për të qenë në Francë. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *