Home / Lajme / Maqedoni / Drejtorët e Fondit takim me të siguruarit në Ohër

Drejtorët e Fondit takim me të siguruarit në Ohër

9 korrik-Për derisa bëhet fjalë për personat që janë me sëmundje kronike, recetat e dhëna nga mjeku amë kudo në Maqedoni, lirshëm mund ti realizojnë në 27 barnatoret që gjenden në Ohër. Të njejtët, po qoftë se kanë nevojë për shërbim urgjent shëndetësor, do të pranohen nga shërbimet e Shtëpisë së shëndetit, Ohër ose nga Spitali i përgjithshëm, Ohër. Drejtorët përshëndetën mobilitetin e urgjencës

Drejtorët e Fondit Orhan Ramadani dhe d-r Sasho Stefanoski, vazhdojnë me realizimin e projektit të nisur, ballafaqimin me problemet reale dhe nevojat e të siguruarve dhe të punësuarve të Fondit. Ky takim njëkohësisht është edhe mundësi për tejkalimin e problemeve momentale ose sistematike, me të cilat hasen të siguruarit dhe të punësuarit. Vizita e punës së sotme u realizua në njësinë rajonale të Fondit, në Ohër.

Puna e njësisë rajonale të Fondit në Ohër, në periudhën verore është specifike, shkaku i rritjes së numrit të personave të siguruar. Njëra prej segmenteve kyçe është rritja e numrit të migrimit sezonal, personat që kanë vendbanime në Ohër e që vetëm gjatë sezonit të verës jetojnë ajte si dhe turistët vendas. Për derisa bëhet fjalë për personat që janë me sëmundje kronike, recetat e dhëna nga mjeku amë kudo në Maqedoni, lirshëm mund ti realizojnë në 27 barnatoret që gjenden në Ohër. Të njejtët, po qoftë se kanë nevojë për shërbim urgjent shëndetësor, do të pranohen nga shërbimet e Shtëpisë së shëndetit, Ohër ose nga Spitali i përgjithshëm, Ohër. Drejtorët përshëndetën mobilitetin e urgjencës, njofton Tv Koha.

Segmenti tjetër kyç janë të siguruarit – turistë në Ohër (të siguruarit e huaj), në veçanti ato të cilët u takojnë atyre vendeve Europiane, që kanë marrëveshje bashkëpunimi për sigurim social me Fondin ( 17 shtete), ku shërbimet urgjente shëndetësore dhe shërbimet e domosdoshme i realizojnë vetëm me pagim të participimit, njejt sikurse të siguruarit vendas. Për shkak të sfecifikave që dalin si rrjedhojë e marrëveshjeve bilaterale me secilin vend në veçanti, është e nevojshme që disa të siguruar – turistë të kenë me vete kartelën shëndetësore europiane, ndërsa disa formularët dy-gjuhësor për sigurim shëndetësor. Njësija rajonale e Fondit në Ohër, prej këtij viti ka angazhuar person të veçantë që do të jetë në shërbim të turistëve të huaj, për cfarëdo lloj dileme ose pyetje në lidhje me sigurimin shëndetësor, raporton Tv Koha.

Sot u vizitua edhe barnatorja e re në lagjen turistike Peshtani, u panë kushtet dhe furnizimi me barnat që i mbulon Fondi. Drejtorët e Fondit rikujtuan që prej 1 Korrikut janë rritur kuotat e 634 barnatoreve, tek 37 tjera kuatat janë të njejta ndërsa tek 74 janë të zvogëluara. Ky ndryshim është bërë në bazë të kuotave që janë realizuar në gjashtë muajt e fundit, në praktikë kjo do të thotë që, barnatorja e cila jep më shumë barna në korniza të limitit (kuotës) i takon rritje për periudhën e ardhshme. Ky redistribuim ka për qëllim tju sigurojë të siguruarve barnat e nevojshme që merren me receta nëpër barnatoret që kanë marrëveshje me Fondin.
Tv Koha

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *