Home / Sport / Duro:Ata janë favorit, ne do të kërkojmë rastin tonë

Duro:Ata janë favorit, ne do të kërkojmë rastin tonë

01 korrik – “Hasani dhe Ibraimi janë përforcime të mëdha për ekipin ton, por na janë bashkuar më vonë në përgatitje.

Trajneri i Shkëndijës, Shpëtim Duro, kërkon nga lojtarët e tij që të jenë të kujdesshëm kundër skocezeve të Aberdeen, në ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Europës, e cila ndeshje do të luhet të enjtën në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup me fillim prej orës 21:05.
“Patjetër duhet ta kemi në mendje se Shkëndija është ekip e cila sfidon. Duhet të jemi të kujdesshëm nga loja e tyre. Na pret një duel me një ekip të fuqishme, që luan futboll tipik skocez. Ata janë favorit, ndërsa ne me mencuri të kërkojmë rastin tonë”, deklaroi Duro.
“Hasani dhe Ibraimi janë përforcime të mëdha për ekipin ton, por na janë bashkuar më vonë në përgatitje. Sidoqoftë kemi kaluar një periudhë të mirë përgatitore, dhe besoj se do të japim maksimumin në teren dhe do të përpiqemi të arrijmë deri te rezultati pozitiv”, shtoi Duro

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *